Për të lindur të shëndetshëm fëmijën e saj, ajo kishte vendosur të shtynte trajtimin për kancer, një sëmundje që ishte diagnostikuar gjatë muajve të parë të shtatzënisë. Nëna e guximshme, Brianna Rawlings, 19 vjeç vdiq disa ditë pasi lindi fëmijën e saj, Kyden.
Pak më shumë se një adoleshente, Brianna kishte vendosur me guxim të shtynte trajtimin e kancerit ndërsa ishte shtatzënë, për t’i dhënë djalit të saj Kyden mundësinë më të mirë për të mbijetuar.
E reja, me origjinë nga Sidnei, Australi, ishte në javën e shtatëmbëdhjetë të shtatzënisë, kur u diagnostikua me një formë të rrallë dhe agresive të leukemisë. Në atë pikë, mjeku e vendosi para një zgjedhje dramatike: të ndërpresë shtatzëninë ose të mbajë fëmijën, duke shtyrë për më vonë trajtimin.
Brianna nuk hezitoi, por vendimi i saj për të vazhduar shtatzëninë përgjysmoi shanset e saj për të mbijetuar. Sidoqoftë, ajo u detyrua të lindte tre muaj më herët, kur filloi të vuante nga dhimbjet dhe ethet. Vetëm 12 ditë pas lindjes Kyden humbi tragjikisht jetën, për shkak të një infeksioni në stomak.
Në atë kohë, Brianna u shpreh për Daily Mail: “Ato 12 ditë munda t’i kaloja me fëmijën tim Kyden, duke e mbajtur atë në krahët e mi, duke numëruar gishtërinjtë dhe duke folur me të, ashtu sikurse bëja kur ai ishte në barkun tim. Ato ishin ditë mjaft të veçanta, ishin 12 ditët më të mira të jetës sime”.
Pas përballjes me vështirësinë për vdekjen e foshnjës, Brianna dukej se do të përmirësohej, por ky moment nuk zgjati shumë, pasi mjekët i komunikuan asaj lajmin tragjik që transplanti i palcës, i ofruar nga vëllai i saj, nuk përshtatej.
Burimi / https://www.howtodofor.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.