“Askush nuk e meriton të vuajë nga një sëmundje e pashërueshme në moshën 33 vjeçare. Kam merituar mundësinë për të rritur dhe edukuar Giulia, ta shoqëroja atë në ditën e parë të shkollës, të përgatisja me dashuri ushqimin e saj të preferuar, të bëja një udhëtim vetëm me të”.
Këto janë fjalët me të cilat fillon libri i Andrea Bizzotto: një autobiografi nga ata që e dinë se ende kanë pak kohë në botë.
Që kur Andrea – inxhinier i Cittadella (Padova), por banues në Gjermani zbuloi se kishte një sëmundje të pashërueshme, i lindi një mendim: ai nuk mund të largohej nga kjo jetë pa lënë një kujtim për vajzën e tij një vjeçare. Kështu që ai realizoi disa video për t’ia treguar vajzës së vogël kur ai të mos jetë më dhe vendosi të shkruajë një libër për të: “Historia e një biçiklete të ngathët” të ardhurat e të cilit do të shkojnë në një fond për fëmijën.
Sëmundja
“Kur Giulia lindi, isha duke bërë kimioterapi. Menjëherë pas mbarimit të procedurës vrapova drejt gruas, bashkë me një mikun tim dhe pashë që fëmija im kishte lindur”, thotë burri në Instagram.
Vetëm pak kohë para se të zbulonte sëmundjen e tij: “Sarkoma Synovial. Faza 3. Ka bërë 30 radioterapi lokale dhe 4 cikle kimioterapi. Por pas më pak se një viti ai ishte në metastazë”
Por Andrea gjithmonë ka luftuar:
“Qëllimi im ishte të mbijetoja aq kohë sa Giulia të më mbante mend, por në mars mjekët më dhanë vetëm disa muaj jetë. Unë nuk doja t’i kënaqja ata dhe luftova për të arritur deri në moshën 40 vjeç, por gjithashtu unë doja t’i lija Giulia diçka reale dhe konkrete. Kam regjistruar disa video në të cilat flas dhe tani po përfundoj këtë libër, është biografia ime”.
Përkushtimi për vajzën e tij
33-vjeçari është duke u përgatitur për një udhëtim në shtegun e Santiagos, një nga dëshirat që ai shpreson ta realizojë para se të vdesë.
“Është e vështirë ta lëmë këtë jetë dhe këtë tokë. Do të humbas aromën e pizzës së freskët dhe bukës, birrës së mirë, verës së freskët italiane, franceze ose spanjolle, një fete të shijshme të San Daniele, vajin e mrekullueshëm të marrë nga ullinjte e Pove del Grappa, shijimin një akulloreje të bërë vetë në shtëpi, ndjesinë mistike të provimit të detit ndërsa ha një gocë deti të freskët”.
Këto janë fjalët e marra nga faqet e para të autobiografisë dhe të botuara në Mattino di Padova. Por ajo që Andrea do të humbasë më së shumti është Giulia Grace e tij e vogël.
“Giulia do të jetë shumë e zemëruar dhe fatkeqësisht në fillim nuk do të mund ta kuptojë. Maria do të jetë e trishtuar dhe e dëshpëruar. Vajza ime ndoshta do të gjejë një figurë atërore dhe unë shpresoj sinqerisht, pasi shpresoj që bashkëshortja ime të mund të ketë një burrë tjetër, ta bëjë atë të ndihet mirë, e dashur dhe e respektuar”.
“Ndoshta nuk do ta bëj, por unë do të luftoj dhe do të bëj çmos siç kam bërë gjithmonë, për të bërë diçka të mirë në kohën që Perëndia më ka dhënë. Giulia, ti je gjëja më e rëndësishme dhe e çmuar që kam dhe ti je personi që më pëlqen më së shumti. Jam shumë krenar që jam babai yt. Unë nuk jam shkrimtar por nuk jam analfabetë dhe ky libër përfaqëson një pjesë të vogël të asaj unë jam dhe isha. Shpresoj që ta lexosh një ditë dhe të marrësh më të mirën nga ato pak të mira. Të dua Giulia Grace”, kështu përfundon përkushtimi i babait të saj për vajzën e tij të vogël.
Burimi / notizielibere24.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.