Në fokus

May 14, 2019 | 9:21

Padurimi njohës: rruga për budallallëkun

Ai po bëhet gjithnjë e më i zakonshëm, por kaq i zakonshëm saqë ne e klasifikojmë atë si “e keqja e epokës sonë të hiperpërcaktuar”. Bisedoni me një person që ju dëgjon, ose të paktën duket se ju dëgjon.

Ju mendoni se jeni emocionalisht të lidhur. Megjithatë, më vonë ju zbuloni se ky person nuk ka kuptuar shumë nga ato që keni thënë. Dhe ditën tjetër ai as nuk e mban mend. Është padurimi njohës, rruga më e drejtpërdrejtë për budallallëkun.

Çfarë është padurimi njohës?

Kur ishte hera e fundit që lexuat një tekst nga fillimi në fund, pa dëshpërim, pa u lodhur, pa ndërprerë leximin për të bërë diçka tjetër, pa u hutuar dhe duke dashur të kalosh urgjentisht në diçka “më interesante”? Kjo paaftësi për të mbajtur vëmendjen të përqendruar në një detyrë të vetme është ajo që mësuesi i letërsisë Mark Edmundson e quajti padurim njohës.

Ky mësues ka kuptuar se shumë studentë të universitetit në mënyrë aktive i shmangen literaturës klasike të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe të njëzetë, sepse nuk kanë durim për të lexuar më shumë.

Zhurma e shpërqendrimit

Ne jetojmë në një botë ku heshtja është bërë një luks. Zhurma është pothuajse e gjithëpranishme, jo vetëm zhurma akustike, por edhe një zhurmë edhe më e rrezikshme: zhurma e shpërqendrimit. Vetmia ka dhënë rrugën për një prani të përhershme që vazhdimisht na ndërpret ne dhe në të gjitha rrethanat, një prani që është përgjegjëse për mesazhet e menjëhershme, rrjetet shoqërore, konsumimin e informatave të pandërprera.

Pse e përdorim leximin nëse nuk reflektojmë për përmbajtjen? Pse shpenzojmë kohë me një mik nëse nuk i kushtojmë vëmendje asaj që na tregon? Pse e përdorim “informimin” nëse nuk mbajmë një qëndrim kritik ndaj lajmit?

 

 

 

Burimi / emozionifeed.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top