Mirëqenie

June 14, 2018 | 13:18

Pagjumësi nga i nxehti? Ja kura natyrale për një gjumë të rehatshëm…

Gjumi i keq gjatë natës mund të jetë i durueshëm por kur pagjumësia bëhet e shpeshtë, ne mund të përballemi me një problem që e dëmton shumë shëndetin tonë.

Përveç masave më të parëndësishme siç është kontrolli i temperaturës së dhomës në të cilën flini është e rëndësishme të mos lini jashtë vëmendjes suaj kurimin e pagjumësisë me anë të kurave natyrale.

“Nëse i kapni çrregullimet në një fazë të hershme atëherë do ta keni shumë më të thjeshtë kurimin e tyre me anë të bimëve, pasi ato shpesh rezultojnë efektive kur çrregullimet ende nuk janë rrënjosur fort.

Pilulat bimore Valeriana dhe Fruti i pasionit janë mjete të shkëlqyera për të mundur pagjumësinë apo për netët kur shqetësimet janë të mëdha, sidomos nëse i konsumoni ato gjatë ditës”, këshillon Dr. Luca Avoledo.

Gjithashtu edhe qershitë ndihmojnë në përmirësimin e gjumit tonë pasi ato përmbajnë melatonin, një hormone që prodhohet natyrshëm nga trupi ynë, që rregullon ciklet e gjumit tonë.

Nëse konsumoni një sasi të konsiderueshme qershish, apo një lëng qershie pas darkës ju do ta keni më të thjeshtë t’ju zërë gjumi apo të bëni një gjumë më të rehatshëm.

 

Burimi / scan-tv.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top