Këshilla & Arsye

August 12, 2016 | 8:50

Pagjumësia dëmton marrëdhënien në çift

Kur njëri nga partnerët ndihet i lënë pas dore, shpesh mund të vuajë nga pagjumësia. Ky është përfundimi i një studimi të bërë në Universitetin e Kalifornisë, i prezantuar në konferencë të Society for Personality and Social Psychology. Në shqyrtim është marrë stili i jetesës së 60 çifteve, të cilët kanë mbajtur një ditar për sa i përket regjimit të gjumit. Ky regjim ka ndikim të drejtpërdrejtë në vlerësimin që i bëjnë partnerët njëri-tjetrit. Në përfundim u zbulua se mungesa e gjumit mund ta bëjë njërin nga partnerët më egoist. Në një tjetër eksperiment ata i kanë filmuar çiftet. Edhe në këtë rast rezultatet konfirmuan se nëse njëri nga partnerët kishte bërë gjumë jo të qetë ose kishte fjetur pak, reflektonte mungesë mirënjohjeje dhe vlerësimi për partnerin tjetër.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top