Të flesh më pak se 6 orë gjumë në natë mund të rrisë rrezikun për diabet dhe sëmundje të zemrës. Studiuesit arritën në përfundimin se pagjumësia mund të rrisë rrezikun e vdekjes së parakohshme, veçanërisht në mesin e atyre që vuajnë nga hipertensioni dhe nivelet e larta të sheqerit në gjak.
National Sleep Foundation rekomandon marrjen e shtatë deri në nëntë orë gjumë në natë. Por të gjithë ata që kanë probleme me gjumin, para se të nxitojnë në farmaci për të blerë ilaçe gjumi, duhet të provojnë disa metoda të tjera, që janë më të sigurta dhe kanë më pak efekte anësore se medikamentet.
Kështu, çaji i gjelbër jo vetëm ju ndihmon që të mbani një vigjilencë të qetë gjatë ditës, por edhe një gjumë të thellë gjatë natës. Joga dhe meditimi janë po ashtu efikase dhe ju ndihmojnë që të përmirësoni orarin e fjetjes./Panorama
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.