Studim

February 28, 2019 | 11:30

Pagjumësia është e trashëguar dhe rrit rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës

Pagjumësia është gjenetike dhe mund të shtojë risqet që të prekeni nga sëmundja e arteries koronare. Në këtë përfundim ka arritur studimi më i fundit i realizuar nga Universiteti i Massachusetts.

Për herë të parë janë identifikuar gjenet dhe neuronet përgjegjëse për insomninë. Kërkimet vërtetuan një lidhje mes sëmundjeve kardiake, depresionit dhe shqetësimeve të shkaktuara nga stresi dhe ankthi. Duke analizuar të dhënat e 450 mijë britanikëve, 15 mijë norvegjezëve dhe 2200 amerikanëve u arrit në përfundimin se në ADN u zbuluan 57 gjene që shtonin risqet që të vuanim nga pagjumësia.

Specialistët nënvizuan se gjenet e zbuluara mund të jenë busulla e duhur për të ditur edhe trajtimet që duhen dhënë. Ata theksuan se prej kohësh e dinë se ka një lidhje mes pagjumësisë dhe shqetësimeve kronike,por tashmë ka prova se për shkak të pagjumësisë rriten risqet që të prekemi nga depresioni apo sëmundjet e zemrës.

Ekspertët identifikuan 956 zona të ADN-së të cilat ndikojnë tek pagjumësia, duke zbuluar se nuk janë të përfshira në pjesët cerebrale që rregullojnë gjumin siç mund të pritet, por në realitet janë të përfshira në zonat që kujdesen për emocionet, stresin dhe tensionet.

Mjekët edhe njëherë theksojnë se pagjumësia është një problem që nuk duhet të nënvlerësohet sepse ajo ndan bazat bazat gjenetike, me çrregullimet psikike dhe sëmundjet metabolike. Autorët nënvizuan se insomnia prek rreth 10-20% të popullsisë në botë dhe rreth 1/3 e rasteve janë të trashëguara.

 

Burimi / Intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top