Duket se kohët e fundit është rritur numri i fëmijëve që kanë shfaqur probleme me pagjumësinë, dhe kjo mund të bëhet lehtësisht e dallueshme nga irritimi që ata shfaqin, dehidratimi, si edhe mungesa e përqëndrimit. Ata i shfaqin këto probleme pikërisht për shkak se nuk plotësojnë orët e nevojshme të gjumit, duke bërë që të përjetojnë një sforcim të madh fizik dhe mendor.
Rastet janë gjithnjë në rritje
Ashtu si shpjegon edhe Alberto Villani, president i shoqatës së pediatrisë italiane, kohët e fundit është vënë re një rritje e intesitetit të problemit, i njohur kryesisht tek fëmijët dhe adoleshentët. Ata shfaqin vështirësi në të fjeturin në darkë, zgjime të shpeshta gjatë natës, si edhe zgjime shumë herët në mëngjes.
Ndikimi i tabletëve dhe smartphonevë
Një ndër faktorët që ndikon në mënyrë direkte në këtë dukuri është përdorimi i pajisjeve elektronike, të cilat duket se janë gjithnjë e më shumë të pranishme në jetën e fëmijës dhe adoleshentit. Përdorimi i tyre ul ndjeshëm nivelin e melatoninës, substancës përgjegjëse për rregullimin e cikleve gjumë-zgjim, duke bërë që edhe cilësia e gjumit të bjerë.
Në shtrat jo më vonë se ora 9!
Deri në moshën 12 vjeçare fëmija duhet të shkojë në shtrat nga ora 19:00-20:00 dhe kufiri maksimal do të konsiderohet ora 21:00. Ata kanë nevojë për të paktën 10 orë gjumë. Është përgjegjësia e prindit t’i japë fëmijës një edukatë të mirë edhe në lidhje me gjumin./Pernenat.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.