Ju nuk keni nevojë për diplomë për të bërë më shumë se 100.000 $ në vit, por në Nju Jork. CNN ka sjellë në fokus historinë e Noel Molina dhe Tony Sankar, dy punëtorë kamioni plehrash nga Nju Jork ,të cilët bëjnë një jetë shumë të rehatshme, pavarësisht mungesës së arsimit të lartë.
Prej gati 10 vitesh Molina dhe kolegu i tij, Tony Sankar mbledhin plehërat e Nju Jorkut. Ata kanë parë dhe i kanë marrë erë çdo lloj papastërtive. Peshk i prishur, minj të mëdhenj, derra të ngordhur etj. Madje dhe më tmerr, Sankar thotë se ka parë dhe këmbë njeriu në kosh plehrash.
Ata kanë punuar në shi e në diell, në të ngrohtë e në të ftohtë. Por e adhurojnë punën e tyre. Dhe arsyeja kryesore është se ata paguhen shumë mirë për punën e tyre të vështirë. ”Plehrat e tua janë paratë e mia”, thotë 32-vjeçari Molina.
Molina ka marrë plot 112 mijë dollarë vitin e kaluar si shofer i kamionit të plehrave, dhe Sankar 100 mijë dollarë si ndihmës i tij. Paga e tyre është rritur në tetë vitet e fudnit, sipas shefave të tyre,vëllezërve David dhe Jerry Antonaçi, kompania e menaxhimit të plehrave.
Molina dhe Sankar kanë braktisur herët shkollën dhe prej vitesh kanë punuar si mbledhës plehrash, duke e nisur me 80 mijë dollarë rrogë. Me krenari ata thonë se marrin më shumë para se ata që kanë një diplomë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.