Dëshmi

February 9, 2019 | 8:45

Pak çaste para martesës nusja ulet në gjunjë para një vajze të vogël. Ja arsyeja…

Ky fëmijë i veçantë quhet Skye. Engjëlli mbrojtës i kësaj krijese quhet Hayden Ryals. Kjo është arsyeja pse të dyja janë kaq të lidhura Skye është një fëmijë i lindur me një sëmundje të rëndë: kur ishte më pak se një vjeç, mjekët e diagnostikuan atë me leuçemi. Ishte një formë e rrallë dhe agresive e kancerit të gjakut.

Për të mbijetuar ajo kishte nevojë për një transplant të palcës së kockave. Prindërit e vajzës e kuptuan se diçka nuk shkonte me vajzën e tyre të vogël, kur ata vunë re disa plagë të çuditshme në trupin e saj.

Ekzaminimet, analizat dhe testet zbuluan të vërtetën trishtuese: Skye kishte leuçeminë myelomonocitike. Natyrisht, prindërit e saj filluan menjëherë përpjekjet për të shpëtuar jetën e saj. Vetëm Hayden mund të bënte diçka për të. Skye po trajtohej në Kaliforni, ndërsa Hayden jetonte në Alabama dhe shkoi aty për të bërë kolegjin. Të dyja nuk e njihnin njëra-tjetrën, por së shpejti do të takoheshin.

Në fakt, Hayden është një nga ata engjëj që dha palcën e saj përmes një organizate të quajtur Be The Match. Hayden u regjistrua si një donatore në vitin 2015. Kur i thanë se ajo ishte në përputhje me një person që ishte në pritje prej një viti (që natyrisht ishte Skye) Hayden nxitoi për të bërë menjëherë transplantin.

Me dhurimin e saj, për Skye filloi udhëtimi për shërim, që përfshinte heqjen e shpretkës dhe dy transplanteve të palcës. Hayden beson se ajo është shpëtuar nga Skye, jo anasjelltas: “Në të vërtetë, ishte e kundërta. Ajo më ndihmoi. Ajo më shpëtoi…”

Babai i saj megjithatë tregoi mirënjohjen e tij për vajzën: “Nëse Hayden nuk do kishte dhënë palcën, bija jonë nuk do të kishte mbijetuar deri në dhurimin e ardhshëm. Ajo siguroi që ne t’i mbijetonim gjithçkaje”.

Hayden gjithashtu i bëri një dhuratë të veçantë për Skye-n e vogël në ditëlindjen e saj të tretë: një kukull Elsa personazh i filmit “Frozen”, një batanije Poppy me karikatura “Trolls” dhe një ftesë për dasmën e saj. Skye ishte vajza që do t’i çonte asaj lulet. Vetëm në atë ditë të veçantë, Hayden mund të shikonte Skye-n e vogël në sy.

Dhurimi i palcës së kockave është një veprim vullnetar dhe i lirë. Është një gjest altruizmi që mund të shpëtojë jetën e atyre që, si Sky, diagnostikohen me këtë lloj sëmundjeje çdo ditë.


 

Burimi / virali.video

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top