Dëshmi

May 30, 2019 | 9:49

“Pak humanizëm për Evisën”, thirrja e psikologes për t’i shpëtuar jetën

Nga Denata Toçe

Evisa është vetëm 33 vjeçe dhe dëshirëplotë për të jetuar dhe për të përqafuar të gjitha momentet e bukura të jetës që do të vijnë, të krijojë një familje të sajën, të bëhet mama dhe të bëjë ato pakëz ndryshime në botë me mirësinë e saj.

evisasulejmani

Ajo jeton në Tiranë, Shqipëri, ku ka studiuar për Punë Sociale dhe aktualisht përkrah punës po ndjek studimet e dyta për Administrim Biznes. Evisa ka një forcë të brendshme për t’u admiruar dhe një optimizëm që jo çdokush e ka.

Ajo mori vetë fatin e saj në dorë duke udhëtuar jashtështetit, në Itali, për t’u konsultuar me doktorët më të mirë tek Fondacioni IRCCS, Instituti Kombëtar i Tumoreve në Milano. Ka kryer operimet dhe trajtimet e nevojshme. Momentalisht është ende në trajtim.

Evisa ka vendosur të mos dorëzohet në këtë sfidë, një shembull për të gjitha gratë në vështirësi të ngjashme. Trajtimi vazhdon, por mundësitë financiare kanë shteruar.

Ndaj kërkoj nga ju të dashur miq, e përulur përpara kësaj kërkesë, të kontribuoni sa të keni mundësi, t’i bëni shpërndarje këtij postimi sa më shumë dhe jo vetëm një herë.

Ju lutem me dorë në zemër që të bëhemi të gjithë për ta ndihmuar sado pak miken dhe kolegen tonë të mirë, Evisa Sulejmani.

Më poshtë gjeni mënyrat ku dhe si mund t’i vini në ndihmë, duke dhuruar një vlerë të vogël apo edhe duke i bërë SHPËRNDARË postimit tim.

Janë dy llogari në Euro dhe Lekë, në emër të Evisa Dilaver Sulejmani të hapur në Bankën Credins.

Për arsye etike, po ju bëj me dije se, në këto dy llogari do të ishte më mirë të paraqiteni pranë sporteleve në bankë, pasi me transfertë ka komision.

 

LLogaria në LEK: 00000587707 ALL

IBAN: AL18 2121 1016 0000 0000 0058 7707

———————————————————–

LLogaria në EUR: 00001095013 EUR

IBAN: AL72 21 21 1573 0000 0000 0109 5013

 

Mënyra e dytë është në formën e një website, ku kanë mundësi të gjithë personat që ndodhen jashtë Shqipërisë. Nëpërmjet këtij website, Ne nga Shqipëria e kemi të vështirë për të dhuruar, sepse PayPal nuk na i mundëson, i kthen lekët.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top