Këshilla & Arsye

July 17, 2016 | 8:29

Palestër para plazhit/ Ja disa këshilla…

Këshillohet vetëm që në muajin e parë të bëni rreth 10-20 minuta vrap përpara dhe pas stërvitjes. Dijeni se java e parë e palestrës është ajo më e vështira. Ndërkaq fillon të kuptohet nga ju e instruktori se cili është programi që përkon me forcat tuaja. Me fillimin e muajit të dytë, instruktori do të ndryshojë programin. Bashkëpunoni me të për të ecur më tej. Kini parasysh që kur nuk ndjeni se nuk ia dilni dot më, do të thotë që jeni larg nga limiti juaj i vërtetë. Këshillohet vrap edhe gjatë muajit të dytë, por jo më shumë se 10 minuta nga fillimi në fund. Përballojini kështu edhe të gjithë muajt e tjerë, por duke kërkuar gjithmonë të kapërceni limitin tuaj edhe me ndihmën e instruktorëve. Është e gabuar të konsultoheni nga miqtë apo të merrni programe prej tyre. Konstruktet dhe veçoritë e tjera nuk janë të njëjta. Mund të dëmtoheni, të pësoni trauma të pariparueshme. Mbani gjithmonë parasysh se muskujt rriten kur pushojnë. Prandaj, pushimi është themelor. Puna e tepërt rrezikon t’ju stresojë, ndaj do të arrinit efektin e kundërt nga ai që dëshironi. Konsumoni shumë ushqim me proteina, sidomos pas stërvitjes. Mos u stërvitni shumë në periudha të nxehta. Në verë përpiquni vetëm për stërvitje mirëmbajtëse, sepse do të rrezikonit të dështonit gjithë punën e bërë në dimër. Si përfundim: Për të gjithë ata që dëshirojnë të jetojnë gjatë, që të jenë në formë apo edhe të paraqitshëm: lëvizni sa më shumë, në palestër apo jashtë saj. Atë çka hani digjeni, konsumojeni. Ky nuk është një aktivitet, por si çdo qenie e gjallë është funksioni më natyral edhe yni.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top