Aktualitet

November 18, 2022 | 12:13

Panairi i librit / Botimet Argeta LMG sjellin ekskluzivisht serinë e plotë të librave të Robert Kiyosaki, “Babai i pasur, babai i varfër”

Argeta-LMG me një veprimtari 15-vjeçare boton letërsi për të gjitha moshat dhe në të gjitha fushat. Letërsi shqiptare, botërore nga letërsia e traditës dhe e ditëve tona, revista, manuale etj.

argeta2

Vjen për herë të parë në gjuhën shqipe, ekskluzivisht nga shtëpia botuese “Argeta LMG”, e gjithë seria e librave të Robert Kiyosaki, mjeshtri i madh i financave personale në të gjithë botën. Dy vëllimet e serisë “Babai i pasur, babai i varfër” janë rishikuar tashmë nga autori pas suksesit të jashtëzakonshëm që patën përgjatë 25 vitesh në qarkullim.

Tashmë, lexuesi ka në dorë edhe botimin special për mënyrën se si do të investojmë dhe një guidë fantastike të “babait të pasur” për adoleshentët. Ne kemi nevojë ta njohim paranë; të dimë sekretet për mënyrën se si fitohet ajo; si dhe kur duhet të shpenzojmë, dhe të mësojmë se si ta investojmë atë për ta shumëfishuar.

argeta argeta1

Sot, më shumë se kurrë, ne duhet të marrim nën kontroll financat tona dhe të sigurojmë lirinë financiare për veten dhe familjen tonë. Dhe, ku ka një mentor më të mirë sesa Kiyosaki!

Pikërisht, për këtë arsye, Argeta LMG sjell të plotë të gjitha botimet e autorit më të shitur në fushën e financave personale përmes një kontrate ekskluzive për botimin e gjashtë veprave të tij në gjuhën shqipe.

argeta3

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top