Papa Françesku ka aprovuar shenjtërimin e Nënë Terezës pasditen e së enjtes. Aprovimi i Papës ka ardhur në datën e lindjes së tij. Me këtë firmë legjitimohet njohja e mrekullisë që i kushtohet Nënë Terezës së Kalkutës dhe ka dhënë dispozitat që të shpallet dekreti. Ajo mbase do të shenjtërohet me 4 shtator, në Vitin e Shenjtë të Mëshirës. Data do të bëhet publike në Koncistorin e ardhshëm.
Por cila është kjo mrekulli?
Shërimi i jashtëzakonshëm ka ndodhur me datë 9 dhjetor 2008, ka të bëjë me një njeri, sot 42 vjeç, i cili ishte në fund të jetës së tij nga ‘apsese multiple cerebrale me hidrocefali obstructive” që tashmë “i ishte nënshtruar transplantit të veshkave dhe një terapie me imunodepresorë” sikurse thotë diagnoza. Një rast klinik skajshmërisht kritik me një prognozë me pasoja të rrezikshme për jetën që përballë një terapie të paefektshme dhe pa ndërhyrje kirugjike u zgjidh me shumë shpejtësi në mënyrë të plotë dhe të përhershme. Në shyrtimin kolegjial të Konsultës mjekësore, me datë 10 dhjetor të këtij viti, zgjidhja e sëmundjes ishte deklaruar njëzëri shkencërisht e pashpjegueshme me shtatë vota por ndër shtatë eskpertë mjekësorë.
I njëzëshëm ka qenë edhe votimi i konsultorëve teologjikë që sipas praktikës janë të thirrur të shprehin dhe të shtrijnë mendimin e tyre rreth lidhjes së fortë shkak – pasojë ndërmjet lutjes drejtuar Nënë Terezës dhe shërimit të papritur.
Në kohën e fakteve i shëruari, me profesion inxhenjer, ishte 35 vjeç dhe ishte martuar prej pak kohësh. Kishte filluar kalvarin e tij në muajt e parë të vitit 2008. Në fund të vitit iu diagnostikuan 8 apsese në tru. Kurat spitalore nuk dhanë asnjë efekt dhe kuadri klinik precipitoi edhe më shumë për shkak të lindjes së një hidrocefalie. Ndërhyrja kirurgjikale mund t’ia zgjaste pak jetën. Me 9 nëntor, tashmë në koma, pacienti hyri në sallën e operimit. Për shkak të disa problemeve teknike operimi u shty. U kthye në sallën e operimit, dhe vetëm pas vetëm një gjysëm ore mungese, kirurgu befasisht e gjeti pacientin të ulur, të zgjuar, dhe asintomatik, i cili tërësisht i vetëdijshëm e pyeti: “Çfarë po bëj unë këtu?” “Nuk kam parë kurrë një rast si ky – thotë mjeku në dëshminë e tij – e përveç kësaj, raste të ngjashme me këtë, në 17 vjet profesion kanë vdekur të gjithë. Nuk mund të jap një shpjegim shkencor-mjekësor”. Analizat e mëpasshme kanë ripohuar shërimin përfundimtar të sëmundjes cerebrale në një kohë të shkurtër, pa asnjë pasojë dhe i shëruari ka mundur të rifillojë punën e tij dhe aktivitetet e tija normale.
Dëshmitë referojnë që iu drejtuan shumë lutje nënë Terezës, në mënyrë të veçantë përgjatë krizës së rëndë të datës 9 dhjetor. Nusja e këtij profesionist të ri, pasi e vlerësoi shumë të rëndë situatën, u kishte kërkuar të njohurve të saj që të lusnin të Lumen Nënë Tereza ndaj të cilës ishte e devotshme: “Thojini Nënë Terezës që ta shërojë”. Pikërisht në atë gjysëm ore pritjeje për ndërhyrjen kirugjikale gjendej me një meshtar dhe familjarë të tjerë duke iu lutur Nënë Terezës në kishëzën e Spitalit.
Nënë Tereza ka ndërhyrë menjëhërë, duke u kujdesur edhe një herë për një person në gjendje ekstreme, sikurse kishte bërë edhe kur ishte në jetë, duke iu kushtuar atyre që ishin duke vdekur dhe përkujdesjes së atyre që ishin në kushte vuajtjesh ekstreme.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.