Në fokus

December 26, 2019 | 9:20

Papa Francesko: “Gruaja nuk është për të larë enët, ajo i jep harmoni botës”.

Në fjalimin e tij në kishën e Santa Marta, Papa Françesku përgëzon rolin e grave, të cilat, sipas tij i japin çdo ditë harmoni dhe kuptim planetit.

Papa Françesku tha se çdo grua është një qenie unike dhe e paimitueshme që jep harmoni dhe dashuri. Qëllimi i saj i vërtetë nuk është të lajë enët, por të fal shumë dashuri dhe dashuri të sinqertë ndaj atyre që e rrethojnë.

Gjatë meshës, Papa pyeti një çift që po festonin 60 vjetorin e martesës, se cili prej tyre kishte patur më shumë durim, ndërkohë ata panë njëri-tjetrin në sy dhe i thanë: “Ne jemi të dashuruar”. Kështu Papa Francesko, duke reflektuar mbi këto dy fjalë, donte të shprehte mendimin e tij duke shpjeguar se gruaja ka një qëllim shumë specifik, domethënë të sjellë harmoni dhe në fakt pa gruan, në botë nuk ka harmoni.

“Shumë herë, kur flasim për gratë, ne flasim në mënyrë funksionale. Gruaja sjell një pasuri që burri nuk e ka: gruaja sjell harmoni. Kur nuk ka grua, nuk ka harmoni”.

“Vetëm mashkulli nuk sjell harmoni. Është ajo që e sjell atë harmoni që na mëson të përkëdhelemi, të duam me butësi dhe kjo e bën botën një gjë të bukur ”. Me këto fjalë, Papa Francesko donte të sqaronte se cili është roli i një gruaje duke filluar që nga krijimi i transmetuar në librin e Zanafillës.

Kështu që ai e përmbylli meshën e tij duke thënë: “Për të kuptuar një grua është e nevojshme të ëndërroni për të”. Gjithmonë duhet të kujtojmë se gruaja është ajo që i jep harmoni dhe kuptim Planetit. E thënë shkurt, gruaja sjell një pasuri që burri nuk e sjell dot. Qëllimi i saj nuk është të lajë enët, por të përmirësojë botën duke e mbushur atë me dashuri dhe butësi.

Fatkeqësisht shoqëria jonë ka një qëndrim të fortë mashkullor dhe kur flasim për një grua ne mendojmë vetëm për detyrat që ajo kryen brenda një institucioni të një kompanie pa marrë parasysh që gruaja përmbush një mision që shkon më tej dhe se burri nuk mund ta bënte kurrë. Një burrë dhe një grua nuk janë të njësoj dhe nuk janë as superior ndaj njëri- tjetrit, thjesht burri nuk sjell harmoni por është gruaja që e bën atë, na mëson të përkëdhelemi, të duam me butësi dhe e bën botën të duket bukur.

Këto fjalë synojnë që të thyejnë stereotipet ende të pafrenueshme që çdo grua është e detyruar të mbështesë dhe që shpesh nënvlerësohet, pavarësisht rolit të saj të jashtëzakonshëm.

 

Burimi / https://news.fidelityhouse.eu/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top