Papa Françesku ka shpallur dekretin e martirizimit për 38 klerikët shqiptare të vrarë nga regjimi komunist në periudhën e viteve 1945-1974. Firmosja e dekretit është akti i fundit pas itinerarit të gjatë të procesit dioqezan, rezultati i të cilit është miratuar nga komisioni i teologëve dhe nga ai i kardinalëve. Ndërkohë, ende nuk eshte vendosur vendi dhe data kur do të zhvillohet kremtimi solemn i lumturimit.
Pas këtij lajmi, edhe kryeministri Rama ka reaguar duke u shprehur se është “Krenari kombëtare për martirët dhe përulje me respekt të thellë për Papa Fraçeskun.Papa Fraçesku dekreton martirizimin e 38 dëshmorëve të Kishës Katolike shqiptare, të vrarë në rrugët e ferrit komunist në Shqipëri, përgjatë viteve 1945-1974”.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.