Thënie

January 4, 2016 | 8:05

Papa Françesku për njeriun në nisje të vitit 2016…!

“Mund të kesh defekte, të jesh plot ankthe dhe të jetosh ndonjëherë i mërzitur, por mos harro që jeta jote është sipërmarrja më e madhe në botë.  Vetëm ti mund ta pengosh që të mos lartësohet. Shumë persona të vlerësojnë, të admirojnë dhe të duan. Do të më pëlqente që të kujtoje që të jesh i lumtur, nuk është të kesh një qiell pa rrebeshe, një rrugë pa aksidente rrugore, një punë pa lodhje, relacione pa zhgënjime.
Të jesh i lumtur është të gjesh forcë në falje, shpresë në beteja, siguri mbi podiumin e frikës, dashuri në mosdakordësi.

Të jesh i lumtur nuk është vetëm të vlerësosh buzëqeshjen, por edhe të reflektosh mbi trishtimin. Nuk është vetëm të festosh sukseset, por të nxjerrësh mësime nga dështimet. Nuk është vetëm të ndjehesh i gëzuar me duatrokitjet, por të jesh i gëzuar edhe në heshtje pas kuintave. Të jesh i lumtur nuk është një fatalitet i fatit, por një arritje për ata që janë të aftë të udhëtojnë brenda qenies së tyre.
Të jesh i lumtur është të reshtësh duke u ndjerë viktima e problemeve dhe të bëhesh aktor i historisë tënde. Është të kalosh shkretëtira jashtë vetvetes, por të jesh i aftë të gjesh një çerdhe në shpirtin tënd.
Të falenderosh Hyjin çdo mëngjes për mrekullinë e jetës. Të jesh i lumtur nuk është të kesh frikë për ndjenjat e tua.

Të dish të flasësh për vetveten.
Të kesh kurajo për të dëgjuar një “JO”.
Të ndjehesh i sigurtë kur merr një kritikë, edhe nëse është e padrejtë.
Të puthësh fëmijët, të përkëdhelësh prindërit, të jetosh momente poetike me miqtë, edhe nëse na lëndojnë.
Të jesh i lumtur është të lëmë të jetojë krijesa që jeton në secilin prej nesh, i lirë, i gëzuar dhe i thjeshtë.
Të kesh pjekurinë që të mund të thuash: “Kam gabuar”.
Të kesh kurajon të thuash “Më fal”.
Të kesh ndjeshmërinë për të shprehur “Kam nevojë për ty”.
Të kesh aftësinë të thuash: “Të dua”.
Në mënyrë që jeta jote të bëhet një kopsht mundësish për të qenë i lumtur…
Që në pranverat e tua të duash gëzimin.
Që në dimrat e tu të jesh mik i urtisë.
Dhe që kur gabon rrugë, nis gjithçka nga fillimi.
Meqënëse kështu do të jesh më i apasionuar me jetën.
Dhe do të zbulosh që të jesh i lumtur nuk është të kesh një jetë perfekte, por të përdorësh lotët për të ujitur tolerancën.
Të përdorësh humbjet për të shtuar durimin.
Të përdorësh gabimet për të gdhendur qetësinë.
Të përdorësh dhimbjen për të lartësuar kënaqësinë.
Të përdorësh pengesat për të hapur dritaret e zgjuarsisë.
Mos resht kurrë…
Mos i moho kurrë njerëzit që do.
Mos e moho kurrë lumturinë, sepse jeta është një spektakël i pabesueshëm!”

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top