Në fokus

March 25, 2016 | 14:25

Papa lan dhe puth këmbët e emigrantëve myslimanë në meshën e javës së Pashkëve

“Ne kemi kultura dhe fe të ndryshme, por jemi vëllezër dhe duam të jetojmë në paqe”. Ky ishte mesazhi që Papa Francesco Bergoglio dha në meshën e së enjtes, në vigjilje të Pashkëve Katolike. Papa Francesco lau dhe puthi këmbët e refugjatëve myslimanë, kristianë dhe hindu një ditë më parë ku dhe deklaroi: “Ne jemi të gjithë fëmijët e të njëjtit Zot”. Ai bëri një gjest mikpritjeje dhe vëllazërimi në një kohë kur janë rritur ndjenjat anti myslimane pas sulmeve të Brukselit. Papa Francesco e denoncoi këtë masakër si një “gjest lufte” e ndërmarrë nga njerëzit e etur për gjak, pajisur me armaturë të rëndë gjatë javës së Pashkëve. Riti i të enjtes së shenjtë është rituali i larjes së këmbëve që Jezusi u bëri apostujve të tij para se të kryqëzohej dhe nënkupton një gjest shërbimi. Papa e krahasoi këtë rit me “gjestin e shkatërrimit”, pas aktit të kryer nga sulmuesit e Brukselit, duke thënë se ata donin të shkatërronin vëllazërinë e njerëzimit, që përfaqësohet nga emigrantët.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top