Editorial

June 29, 2016 | 10:25

PAQE për Turqinë

Fjala PAQE është ajo që vjen si thirrje së brendshmi, jo si revoltë, por si nevojë për të qenë më pranë saj se kurrë.

 

Ngjarjet e fundit në Turqi na lanë pa fjalë. Pse kaq shumë terror dhe dhunë?

Terroristët janë rishfaqur sërish, për të disatën herë tashmë në Turqi, me pasoja edhe më të rënda. Në një botë e cila ecën gjithmonë me hapa gjigant në drejtim të një jetese më të mirë, me standarde të larta në drejtim të dijeve dhe teknologjisë, duket se e keqja po e mund dhe nuk po e lë të bëjë përpara.

Por pse pikërisht tani?!

Në përfundim të muajit të madhërishëm të Ramazanit e në pritje të Bajramit të Madh për mbarë fenë myslimane, ngjarja e orëve të vona të ditës së martë, duket se është shembulli më i keq i indokrinimit për keq të fesë nga ana e atyre që e qasin fenë si shpëtim nga e keqja, kur as vetë nuk e kuptojnë se cila është kjo e keqe kaq e madhe. Dhjetëra njerëz të pafajshëm, qindra të regjistruar përgjatë dy viteve nga sulmet e Parisit… e shumë e shumë të tjerë përgjatë shfaqjes dhunshëm të kamikazëve të frikshëm, gjëmëmëdhenj, që nga ngjarjet e 11 shtatorit 2011 në Amerikë.

Por çfarë thotë feja islame pikërisht në këtë muaj të shënuar për besimtarët myslimanë: Muaji i Ramazanit dhe agjërimi ndihmojnë në forcimin e shoqërizimit të njeriut, të marrëdhënieve të tij brenda në familje dhe me pjesëtarët e tjerë të shoqërisë. Ramazani, muaji i të gjitha mirësive, mëshirës dhe i faljes.

Në asnjë varg a shkrim të librave fetarë të kësaj feje nuk përmendet fjala hakmarrje, vrasje apo shpëtim nga të këqijtë, por theksohet FALJA.

Ajo që na mbetet është të lutemi për viktimat e Turqisë dhe të shpëtojmë lirinë që na është dhënë për ta jetuar. Më shumë ndërgjegje, dashuri mes nesh dhe tolerancë fetare e jo vetëm për ta jetuar paqen në mishërimin e saj fisnik.

 

Shënim nga stafi i Revistës “Psikologjia”

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top