Këshilla & Arsye

January 31, 2017 | 8:49

Paracetamoli mund të jetë një vrasës dhimbjeje më i fuqishëm

Kërkimet tregojnë se ky ilaç i famshëm jo thjesht lehtëson dhimbjen tonë, por gjithashtu na ndalon të ndjerit e dhimbjes së tjetrit. Mendohet se, duke ushtruar efektin në pjesën e trurit, e cila është përgjegjëse për dhimbjen, ne gjithashtu do e kemi më të vështirë për të kuptuar se çfarë po përjetojnë të tjerët. Me kërkime të mëparshme të dedikuara paracetamolit, i cili njihet si acetaminofen në SHBA, studiuesit thonë se kemi shumë për të mësuar për këtë ilaç.

Ilda Gega, studente e "Psikologjise"

Ilda Goxhaj, studente e “Psikologjise”

Ata thonë se: “Acetaminofeni mund të reduktojë empatinë, ndërkohë që shërben si lehtësues dhimbjesh. Është shqetësuese. Empatia është e rëndësishme. Në qoftë se keni një debat me gruan tuaj dhe sapo keni pire një paracetamol, në bazë të studimit, ti mund të bëhesh më pak mirëkuptues se çfarë bëre që lëndove ndjenjat e gruas tënde”.

paracetamol

 

 

 

Në dy eksperimentet e para, 80 studentëve iu dha të pinë një pije  gjatë leximit të historive të shkurtra për dhimbjen. Këto mund të ishin për dhimbjen fizike, si të pritesh me një thikë, ose psikologjike, që mund të shkaktohet nga humbja e të afërmve. Gjysma e pijeve ishin përzier me paracetamol dhe vullnetarët, të cilët kishin marrë lehtësuesin e dhimbjeve, kishin më pak dhembshuri ndaj historive të të tjerëve.

Një eksperiment i dytë, që përfshinte 114 pjesëmarrës, zbuloi se ata që kishin marrë paracetamol ishin më pak të shqetësuar nga zhurma e lartë. Ata gjithashtu besonin se zhurma ishte më pak irrituese edhe për të tjerët raporton revista e “Konjicionit Social dhe Neuroshkencës Afektive”. Këto gjetje sugjerojnë se, dhimbja e të tjerëve nuk duket si diçka e rëndësishme kur keni marrë paracetamol. Skuadra tani do fillojë të studiojë ibuprofenin, për të parë nëse shkakton rezultate të ngjashme.

paracetamolGjithsesi, efektet surprizuese të paracetamolit nuk mbarojnë këtu. Studime të mëparshme kanë zbuluar se, ai heq pak nga dhimbja e bërjes së zgjedhjeve të vështira. Mendohet se disa zona të trurit të përfshira në dhimbje fizike, janë gjithashtu të përfshira edhe në çrregullimin mendor, dhe kështu, reduktimi i njërës ka efekt pasues tek tjetra.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top