Këshilla & Arsye

June 4, 2017 | 10:52

Paraja… një vlerë e rreme apo një mjet lirie?

“Paraja nuk të ndryshon, të plotëson”, pohon Alfio Bardolla, këshilltar financiar, autor i një libri, i cili  këmbëngul në idenë se mundësia për t’u pasuruar është një aftësi mendore. Ajo mund të fitohet!

Atëherë, paraja është një vlerë e rreme apo një mjet lirie?

Portrait of a young woman holding a credit card while using a laptop

Autori i “Arti i pasurimit” Bardolla, është i mendimit se: nëse nuk je i pasur kjo vjen nga fakti se askush nuk të ka mësuar të bëhesh i tillë. Ai s’ka dyshime kur thekson se: “paraja të bën më të lirë, sepse mundëson realizimin e dëshirave”. Specialistët e psikologjisë bien dakord në qëndrimin e thejshtë se: “Sipas Aristotelit dhe traditës klasike, për të menduar, pra për të ndërtuar një shoqëri virtuoze është e nevojshme të jetojë e çliruar nga problemet ekonomike. Për të qenë vërtet të lirë, lipset të punuarit qysh të rinj, në mënyrë që prurjet ekonomike të jenë të mjaftueshme për të mbështetur ecjen tonë përpara”.

“Të bësh të pamundurën për të grumbulluar para, nuk na ndihmon të jemi vetja, por për të ngritur një “un” të rremë”, vlerëson Grazia Aloi, psikanaliste frojdiane. “Dhe pastaj, paratë shpesh na japin një pavarësi të tillë materiale që nuk shkon paralel me aftësinë zhvilluese…” Por këshilltari financiar Bardolla replikën kur thotë se:

“Paratë nuk na ndryshojnë, nuk na bëjnë më të mirë ose të këqij, thjesht na plotësojnë në atë që jemi. Na japin mundësinë për të shprehur lirshëm natyrën tonë të vërtetë”.

para

Sekretet e lirisë financiare

Sipas Alfio Bardolla është e mundur të mësosh për të qenë financiarisht i lirë. Ja disa këshilla:

Analizoni qëndrimin tuaj kundrejt parasë dhe të pasurve.

Çlirohuni nga ideja se paraja të njollos.

Kushtojini mirëqenies suaj financiare kohën e duhur: duke studiuar, duke u informuar, duke u ballafaquar me të tjerët.

Vëzhgoni sjelljen e njerëzve të aftë për të zgjeruar trashëgiminë e tyre dhe mësoni prej tyre.

Kontrolloni cilësinë e informacioneve: ashtu si ushqimi i mirë mban trupin në formë, po ashtu cilësia e asaj që mësojmë e bën efikase mendjen.

Mësoni të mos ankoheni për atë që jeta ju ofron por kapini mundësitë që fshihen pas çdo ngjarjeje të jetës.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top