Lifestyle

June 22, 2017 | 11:31

Paralajmërimi /Gabimi i zakonshëm që bëni me kremin e diellit për fëmijët

Rreziku i keqkuptimit të informacionit mbi kremin mbrojtës ndaj diellit ndonjëherë shtrihet edhe tek prindërit – dhe mund të rezultojë që fëmijët të digjen dhe të kenë dhimbje.

2

Një nënë ka paralajmëruar prindërit për gabimin e përbashkët që shumë prej nesh bëjnë kur blejmë kremin mbrojtës

Vetëm një postim i shpejtë, jo për të fyer apo mërzitur, por për të informuar më shumë”, shkruan Carly Jayne.

“Sapo bëra një bisedë me miken time, vajza e vogël e së cilës ishte djegur, pasi kishte qëndruar në diell. Ajo nuk ishte në dijeni të asaj që do të thosha. Kam parë kaq shumë njerëz që thonë: Kam përdorur faktorin 50 dhe fëmija im është kuq! Kur blini një krem dielli JU LUTEM sigurohuni që të kontrolloni udhëzuesin e yllit UVA! Duhet t’i lyeni me krem çdo gjysmë ore. Të shikoni vetëm SPF është mbrojtje, por mbrotjen më të madhe ndaj rrezeve të diellit e përfitoni kur keni një krem që ka shumë yje UVA,” – tregoi Carly për Mirror.

Një krem dielli me një SPF 30 dhe një vlerësim UVA prej 4 apo 5 yjeve konsiderohet përgjithësisht si një standard i mirë i mbrojtjes së diellit.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top