Aktualitet

September 17, 2021 | 8:16

Parashikimi / Covid, çfarë vjeshte do të jetë dhe kur do të përfundojë pandemia sipas Matteo Bassetti?

 

Eksperti: “Është e vështirë të flasësh për imunitetin e tufës me një virus që në secilin rast infekton shtatë ose tetë persona të tjerë”. Për të dalë nga pandemia “do të duhet një vjeshtë-dimër tjetër”.

“Çfarë pres në javët e ardhshme? Do të kemi raste që do të mbërrijnë në spital, por besoj se në fund do të jetë një vjeshtë me të cilën do të përballemi shumë më mirë se e kaluara sepse ndryshe nga një vit më parë tani kemi vaksinat që tashmë vërtetuan vlerën e efektivitetit të tyre në verë”. Profesori Matteo Bassetti gjatë një bisede radiofonike për Rai Radio2 në formatin “I lunatici”, vijoi se:

matteo-bassetti-foto-fb-2

“Gjithmonë shikoj se çfarë ndodh në vendet që kanë filluar vaksinimin para nesh. Në Angli ka 30-40,000 raste në ditë, por falë vaksinave situata e lidhur me shtrimet në spitale mbetet e qetë. Ata që ende nuk janë vaksinuar i ftoj që të veprojnë kështu”.

“Imuniteti i tufës? Me variantin Delta është padyshim një kimera (përbindësh), në kuptimin që është e vështirë të flitet për imunitetin e tufës me një virus që në çdo rast infekton shtatë ose tetë persona të tjerë. Unë besoj se sot ajo pjesë që nuk është e vaksinuar, e cila është akoma shumë e rëndësishme për ta përfunduar këtë proces, për të mos marrë mbrojtje pasive nga ata që janë të vaksinuar.

Le të shmangim fjalimin për imunitetin e tufës, e cila ka lindur për një sëmundje shumë të ndryshme, fruthi ose lia e dhenve, dhe le të mendojmë për një imunitet që tenton të mbulojë sa më shumë të jetë e mundur jetën e njerëzve”, nënvizoi përsëri Bassetti.

 

“Pandemitë zgjasin dy vjet”

“Do të doja të kisha 90% të njerëzve të vaksinuar. Vaksinimi nuk është mjeti që parandalon infeksionet, jo. Vaksinimi është mjeti që na shpëton jetën. Na pengon që të përfundojmë në ringjallje, të kemi formën e rëndë. Vaksinimi sot është një sigurim jete”, komentoi eksperti.

“Kushdo që është mjek nuk duhet të bëjë parashikime, megjithatë pandemitë në përgjithësi zgjasin dy vjet – vazhdon eksperti. – Disa vende, si Anglia, tashmë po dalin prej gjendjes. Sipas mendimit tim, do të duhet një vjeshtë-dimër tjetër”. “Besoj, – shton doktori i San Martino di Genova, – se ne duhet të kemi pak më shumë durim për vjeshtën dhe dimrin e ardhshëm, padyshim pa dëgjuar kurrë fjalën bllokim përsëri. Një fjalë që duhet harruar.

Shpresojmë të jemi në gjendje të kthehemi pranverën e ardhshme, në atë që ishte jeta para Covid, pa harruar disa mësime që duhet të bëhen shoqëruesit tanë të udhëtimit për të ardhmen”, shtoi Bassetti.

 

Përgatiti Orjona Tresa / Today.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top