Një veshje tipike e stinëve të mesme, pardesyja nuk mund të mungonte edhe për këtë pranverë. Risia, megjithatë, mund të shihet me sy të lirë. Pardesyja e re është me shkëlqim, me shumë shkëlqim.
Për ta lançuar këtë model të ri ishte sfilata e Burberry, një markë që e ka bërë këtë veshje më të kërkuarën e kësaj pranvere. Pardesyja tradicionale duket më e gjallë , më ekstreme më e fortë në variantin e kuq të ndritshëm që ka është bërë tendencë. Dhe sigurisht koncepti i “papërshkueshëm nga uji”, falë këtij versioni të ri, nuk ka qenë kurrë më parë kaq i arrirë.
Të famshmeve u ka pëlqyer menjëherë: Bella Hadid, Blake Lively, Rita Ora, janë vetëm disa nga fanset e kësaj veshje, por ato e veshin në mënyra të ndryshme.
Nga Zara në markat e mëdha, këtu janë propozimet që ne kemi gjetur për ju në dyqanet më të famshme në internet.
Nëse preferoni të zezën, më elegante, ose një tonalitet të gjallë dhe pop, këtu do të gjeni pardesytë që po pëlqehen më shumë. Dhe që ju mund ta kombinoni me çdo veshje me thjeshtësi ekstreme.
Burimi / https://ata.gov.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.