Mirëqenie

February 2, 2017 | 10:15

Parfumet që nxisin humorin e mirë

90Ekziston një zonë e trurit që menaxhon reagimet tona ndaj parfumeve të caktuar. Ajo që ne e perceptojmë si erë është një kombinim kompleks molekulash që i çojnë një sinjal organit të nuhatjes, i cili, nga ana e vet, njofton trurin. Megjithatë, procesi nuk është kaq linear sa duket, sepse secili prej nesh reagon në mënyrë të ndryshme ndaj parfumeve dhe, nëse për disa një aromë është e mirë, për të tjerë mund të bëhet e keqe.
Sipas një grupi kërkuesish të “Columbia University” në Shtetet e Bashkuara, përvoja nuhatëse formohet në vitet e para të jetës, kur truri fillon të klasifikojë erërat e ndryshme. Nëpërmjet informacioneve nuhatëse të imagjinuara garantohet “mbijetesa” e këtyre esencave. Nga këndvështrimi evolutiv, në fakt, nuhatja përbën një funksion thelbësor për jetën njerëzore, pasi lejon dallimin e një ushqimi të ngrënshëm nga një i dëmshëm.
Efekti i parfumeve vepron në nivel më të thellë, duke përfshirë anën emocionale dhe psikologjike të njeriut. Ju ka ndodhur ndonjëherë të buzëqeshni duke nuhatur aromën e bukës së pjekur apo të kafes së sapobërë? Disa aroma janë një “thirrje” e fuqishme dhe bashkojnë shijen e shumicës prej nesh: shumë pak njerëz nuk do të ishin dakord që të vlerësonin pozitivisht këto aroma.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top