Nëse keni aplikuar parfum këtë mëngjes, ju ndoshta keni spërkatur qafën tuaj apo kyçet e duarve.
Por, sipas ekspertëve, kjo nuk është mënyra më e mirë për të përhapur erën e mrekullueshme. Eksperti i parfumeve Steven Claisse ka treguar se për përhapjen e një arome duhet spërkatur kërthiza.
“Çdo zonë në trupin që tuaj rrezaton nxehtësi që do të rrisë aromën e një parfumi, dhe kërthiza bën pikërisht këtë gjë”, thotë ai.
Mund të tingëllojë krejtësisht e lajthitur, por Ylli i Hollivudit Liv Tyler betohet për këtë.
Ajo ka thënë gjatë një interviste: “kam vënë pika të vogla në gishtat e mi, disa nën krahët e mi dhe në kërthizë.:
“Babai im më mësoi se, nëse hedhim parfum në zona të nxehta, aroma qëndron me ju.”
Këtu janë disa pika të tjera rekomanduara nga Steven:
- Flokët
- Veshët
- Bërryla
- Gjunj
- Këmbët, kofshët
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.