Dëshmi

November 29, 2018 | 8:30

Parfumin që përdorte Princeshë Diana tashmë mund ta keni të gjitha…

Princeshë Diana ishte e dashur nga populli për shumë gjëra: punën e saj për bamirësi, dhembshurinë e treguar ndaj njerëzve në nevojë, natyrën e saj të brishtë, dhe, natyrisht statusin e saj të përhershëm si një ikonë e modës.

Por, çfarë arome ka përdorur ajo pjesën më të madhe të jetës së saj?

Sipas burimeve më të afërta, një përzierje e luleve portokalli, gardenia dhe luleve të pjeshkës. Me sa duket ajo kurrë nuk largohej nga shtëpia pa atë.

“Ajo gjithnjë mbante parfumin e saj me vete”, tha ish-ndihmësja e priceshës Diana Mary Greenwell për ABC News.

“Për të ishte si një prekje e fundit e pjesës së bukurisë, për t’u dukur më elegante dhe të kishte një erë karakteristike”.

Parfumi në fjalë është Hermès 24 Faubourg ($ 140, Nordstrom), i cili, sipas personit që merret me krijimin e parfumeve në Hermès, Jean-Claude Ellena është: “Parfumi më i mirë në absolut. Një shpërthim i luleve të bardha i cili përçon sensualitet.”

Ky është një nga sekretet rreth Princeshës Diana që askush nuk e dinte deri pas vdekjes së saj. Për të interesuarit, ky parfum vazhdon të shitet.

5 rregullat mbretërore që princeshë Diana i ndryshoi njëherë e përgjithmonë:

Ajo me të vërtetë u nda nga familja mbretërore kur u divorcua nga princi Charles por ndikimi që ajo pati në të gjithë popullin dhe më pas ishte me të vërtetë i rëndësishëm.

Për aq kohë sa ndenji e martuar ajo ndryshoi një herë e përgjithmonë këto rregulla të familjes mbretërore:

-Libri i Lutjeve nga 1662 specifikonte se nuset duhet të premtonin që do t’i “bindeshin” burrave të tyre dhe këtë duhet ta thonin në premtimet e tyre të dasmës.

Kjo fjalë u hoq nga versionet e mëvonshme, duke filluar nga viti 1928, por familja mbretërore, përfshirë Mbretëreshën Elizabeta II, vazhdoi ta përdorte atë gjatë dasmave të tyre. Kjo është arsyeja pse pati mjaft polemika kur Princesha Diana nuk donte të thoshte atë kur u martua me Princi Çarls në vitin 1981.

Por ajo krijoi një traditë të re: Kate Middleton dhe Meghan Markle morën të dyja shembullin e Dianës dhe nuk e bënë pjesën e premtimeve.

-Në kohën përpara ardhjes së Princeshës, në familjen mbretërore lënia në shtëpi e fëmijëve me një dado ishte diçka standarte. Princeshë Diana nuk ishte një “fanse” e madhe e këtij rregulli dhe për këtë kur princi William ishte vetëm nëntë muaj, ajo këmbënguli që ta merrte në turin që do të bënte. William po ndjek hapat e nënës së tij duke marrë me vete fëmijët në vizitat ndërkombëtare.

– Princi Çarls ishte i pari fëmijë i familjes mbretërore që shkoi në një shkollë publike dhe nuk mori një mësues personal në shtëpi. Dhe pse për një kohë të caktuar ai i ka patur të dy këto gjëra(dhe mësuesin në shtëpi dhe mos vajtjen në shkollë). Kur ai dhe Diana sollën në jetë fëmijën e parë, dërguan William dhe Harryn menjëherë në shkollë me fëmijët e tjerë.

–Mbretëresha Elizabeta II dhe paraardhësit e saj i sollën në jetë fëmijët në pallatin mbretërore; Princi Charles u lind në Buckingham Palace. Vajza e Madhërisë së saj, Princesha Anne, ishte gruaja e parë mbretërore që lindi në spital, dhe Diana ndoqi shembullin e saj.

Fotot e Princesh Dianës duke qëndruar jashtë Spitalit të Shën Marisë me të sapolindurit e saj u bënë portreti i atyre ditëve. Kate Middleton lindi të tre fëmijët e saj në të njëjtën spitali.

 

Burimi / supershendeti.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top