Këshilla & Arsye

August 3, 2019 | 8:14

Parimet mbi të cilat njerëzit krijojnë lumturinë e tyre

Disa njerëz thjesht kanë më shumë fat dhe duken të lumtur dhe sikur kanë lindur nën “yllin e lumturisë”. Cili është sekreti i tyre? A lindin thjesht njerëzit të tillë apo fjala është për krijimin e lumturisë? Studimin më të plotë të kësaj çështjeje e ka bërë psikologu i njohur, Richar Veisman.

Në bestsellerin e tij “Faktori i lumturisë”, shpjegon përse disa njerëz janë të lumtur, ndërsa të tjerët jo. Pas disa vitesh eksperimente të cilat janë bërë me pjesëmarrjen e më shumë se 400 vullnetarëve, Veisman ka dalë në konkluzionin e papritur – sipas mendimit të tij, ne jemi kreatorë të lumturisë vetjake. Nëse dëshirojmë, mundemi të bëheni dukshëm më të lumtur.

Rezultatet e hulumtimit të tij kanë treguar që lumturia nuk është ndonjë lloj superfuqie magjike. Ai konstatimi që disa njerëz janë të lindur nën yllin e lumturisë bie poshtë. Hulumtimet e tij tregojnë që njerëzit e lumtur krijojnë lumturinë e tyre, duke u udhëhequr nga këto parime:

⦁ Ata dinë të dallojnë mundësitë që kanë në dispozicion dhe t’i shfrytëzojnë në mënyrën më të mirë.

⦁ Marrin vendime të mira, të udhëhequr nga intuita vetjake.

⦁ Gjithmonë mendojnë pozitivisht.

Ata na tregojnë që lumturia gjithmonë është në duart tona – natyrisht, nëse jemi të gatshëm t’i përkushtojnë vëmendje këtyre tri parimeve. Njerëzit e lumtur nuk hezitojnë që të bisedojnë. Nuk frikësohen nga njohja e njerëzve të rinj, sepse e dinë, njerëzit e rinj gjithmonë janë mundësi të reja, ndërkaq mundësitë e reja janë të mira.

Njerëzit e lumtur shohin mundësi atje ku të tjerët nuk shohin, ndërkaq kur u ndodh ndonjë pakënaqësi, nuk heqin dorë. Reagimi i tyre është gjithmonë pozitiv dhe situatat e tilla i konsiderojnë si sfidë. Pas çdo rënie ngrihen dhe vazhdojnë edhe më të fuqishëm.

 

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top