Parimi i parë është: “Duhet të rrimë pranë njerëzve që na frymëzojnë me mendime pozitive”. Këta njerëz duhet të shndërrohen në udhërrëfyesit tanë shpirtërorë. Ky parim është tepër i rëndësishëm, pasi lidhet drejtpërdrejt me rutinën tonë, me faktin që jemi qenie njerëzore dhe duhet të jemi në kontakt me të tjerët. Mirëpo ne nuk duhet të jemi në shoqëri me njerëz që nuk na ndihmojnë të rritemi sa më shumë.
Parimi i dytë është: “Duhet të caktojmë një kohë të mjaftueshme përgjatë ditës sonë për të medituar e për të qenë në bisedë shpirtërore me veten tonë”. Ndërmerreni një udhëtim të tillë përditë dhe do ta shihni se do t’ju ndihmojë vërtet të ndiheni mirë, pasi vetëm përmes bisedave apo meditimit me veten, do të bini në kontakt me paqen dhe dashurinë që gjendet brenda jush. Jo vetëm do të ndihesh mirë, por do t’i japësh edhe drejtim shumë gjërave që të duken të pamundura për t’i menaxhuar.
Parimi i tretë është: “Ndërkohë që jemi duke jetuar jetën tonë, nuk duhet të harrojmë t’u shërbejmë atyre që vërtet kanë nevojë për ndihmën tonë”. Fillo me gjërat më të vogla. Mendoj se edhe ti je nga ata që, ndërsa shitësja në supermarket të kthen edhe monedhat më të vogla, i merr dhe nuk i hedh në kutinë e ndihmave për personat e varfër. Ai 10 apo 20 lekësh do të bëjë të pasur? Aspak, ndaj nga nesër hidhe në atë kuti dhe do ta shohësh sa mirë do të ndihesh kur të shikosh prej televizorit tënd që ato lekë kanë shkuar për të ndihmuar dikë që vërtet jetonte në kushte të vështira.
Burimi / Bota.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.