Finalja e javës së modës në Paris ishte rezervuar për Valentinon, që ofroi një paradë ngjyrash të ngopura e modele klasike.
“Bëhuni gati të vishni sezonin vjeshtë-dimër 2018-2019, vizionin tuaj të bukurisë, më të bukurin e ditëve tona”, tha drejtori artistik i Valentinos, Pierpaolo Piccioli.
Ky vizion përfshin mitologjinë greke me pikturat e shekullit të XVII-XVIII, filmat e Pasolinit, fotografinë e Deborah Turbeville, apo kostumet mesjetare.
Valentino propozon një fustan mbrëmjeje me diamante të rralla e zbukurime, perla apo tyl, si për të rikthyer rilindjen në Versajë në vitet ’60.
Piccioli e përshkruan thjesht si një ëndërr në veshje, që padyshim është “hot couture”. Por, shtëpia e modës Valentino nuk mbetet besnike e një stili.
Ka edhe veshje të ëmbla, me tafta e pupla të fryra, që duket sikur noton rreth fustanit, fustane me smerald apo të prera në formën e këmishave të gjata, me zinxhirë në shpinë.
Gjatë ditës sugjerohen veshje ekstravagante, me pantallona të shkurta e bluza të pastra, funde të shkurta të kadifenjta apo “jumpsuits” të trashë.
Ndonëse ky është koleksioni vjeshtë-dimër, Valentino vjen me ngjyra, luleshtrydhe, limon e gold.
Burimi / ata.gov.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.