Lifestyle

August 14, 2017 | 13:01

Parukierja refuzon t’i presë flokët vajzës me depresion, ndryshimi pas 13 orësh

Janë dashur rreth 13 orë që Kayley Olsson një parukiere 20- vjeçare t’i krehë flokët një adoleshenteje, e cila vuante prej vitesh nga depresioni. 

1

“Kur ajo hyri në sallon na tha që t’ja prisnim sepse nuk e uronte dhimbjen e krehjes dhe e quajti veten të pavlefshme për t’i mirëmbajtur”, tregon Olsson.

Sidoqoftë, Olsson dhe kolegu i saj, Mariah Wenger, të cilët janë të dy studentët të terapisë së bukurisë, refuzuan të prisnin flokët e saj dhe në vend të kësaj vendosën t’i pastrojnë ato.

 Olsson kaloi 13 orë gjatë dy ditëve duke krehur e larë flokët e 16-vjeçares së sëmurë.

Olsson e ndau këtë histori prekëse me miqte e saj në Facebook, por fotografia e ndryshimit u bë virale në rrjet së bashku me mesazhin që vajza kishte dhënë. 

Është dëshëpëruese të shohësh se si një 16 vjeçare arrin në atë pikë sa të mos krehë flokët e saj. Sëmundjet si depresioni mund të prekin çdokënd ndaj asnjë rast nuk është për t’u gjykuar. 

“Shëndeti mendor është një gjë, ajo ndikon njerëzit në mbarë botën dhe të të gjitha moshave! Prindërit duhet ta  marrin seriozisht, mos i nxisni fëmijët tuaj dhe u thoni atyre që të kapin diçka që ata nuk mund ta bëjnë. Një fëmijë nuk duhet të ndihet kaq i pavlefshëm sa të mos krehë as flokët”, shkruan 20-vjeçarja.

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top