Dëshmi

January 9, 2019 | 11:02

“Pas 15 vitesh bashkë kam një raport të shkëlqyer me gruan”, Elvis Naçi tregon sekretin e martesës së suksesshme

Gjatë diskutimit në emisionin “Dritare me Rudinën” në News24, për faktorët që çojnë në dhunë në familje, teologu Elvis Naçi dha një shpjegim të thjeshtë.

Ai tha: “15 vjet me gruan kam një raport të shkëlqyer, por dialogu është i tillë, i kam thënë gruas sime: “nëse ka krisje nuk ia vlen të vazhdohet një martesë ku humbet dashuria, joshja dhe gjërat nuk shkojnë ashtu siç duhet. Sforcimi çon në vrasje”.

Sipas Naçit, divorci duhet të pranohet me qytetari. “Ka ose martesë të suksesshme, ose divorc normal, kjo duhet të kuptohet. Kur nuk funksionon nuk është kiameti. Një familje e sforcuar është vuajtje. Atëherë po të kuptosh këtë, përse vret? Përse lë fëmijët pa prindër?”, shtroi pyetjen teologu i njohur Elvis Naçi.

 

Burimi / PanoramaOnline

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top