Lifestyle

November 22, 2018 | 10:08

Pas 20 vitesh martesë, aktori i famshëm Robert De Niro ndahet nga bashkëshortja

Pas njëzet viteve martesë, çifti i famshëm i Hollivudit, Robert De Niro dhe gruaja e tij Grace Hightower, janë divorcuar. Sipas raportimeve të mediave të huaja, ka disa kohë që çifti nuk është shfaqur në publik krah njëri-tjetrit dhe mendohet se jetojnë të ndarë.

Aktori 75 vjeçar, fitues i dy çmimeve Oskar, u martua me Grace, gjithashtu aktore, në vitin 1997. Kjo nuk është ndarja e parë e çiftit, pasi ata janë ndarë njëherë në vitin 1999, por ai divorc nuk u bë kurrë zyrtar dhe çifti ribëri dhe njëherë betimet në vitin 2004. Për De Niron, kjo ishte martesa e dytë pas asaj që kishte me aktoren Diahnne Abbott nga viti 1976 deri në vitin 1988.

De Niro ka 6 fëmijë të lindur nga tre gra të ndryshme: Ka adoptuar vajzën e aktores Diahnne Abbott, Drena (1971), e lindur nga një marrëdhënie e mëparshme e ish-gruas së tij dhe me të pati djalin biologjik Raphael (1976). Në vitin 1995 lindën binjakët Julian dhe Aaron nga ish e dashura e tij Toukie Smith. Nga Grace Hightower ka dy fëmijë Elliot 20 vjeç dhe Helen 6 vjeç, të dy kanë ardhur në jetë përmes një nëne zëvendësuese.

 

Burimi / http://www.today.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top