Nata e dytë e “Festivalit të 61-të të Këngës”, shënon dhe rikthimin e Elsa Lilës pas 25 vitesh mungesë.Këngëtarja i emocionoi të gjithë me performancën e saj ku u përqafua dhe me duartrokitje te forta nga publiku në sallë.
Kënga me të cilën konkurroi artistja titullohet “Evita”, e cila është e shkruar dhe e kompozuar nga vetë ajo.
Kënga “Evita” është një dedikim për të bijën e saj, e cila në publik duke ndjekur me plot emocion performancën e nënës së saj.
Kujtojmë se artistja ka qenë muajt e fundit në vëmendje mediatike, duke qenë se është përfolur mbi përfshirjen e saj në botën e krimit të organizuar në Itali.
Ajo u lirua nga burgu së fundmi, pas akuzave në pjesëmarrjen e një bande italo-shqiptare të trafikimit të lëndëve narkotike, ku pretendohej se detyra e saj ishte ajo e mbajtjes së llogarive.
/Panoramaplus.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.