Marrëdhënie

May 12, 2017 | 12:04

Pas 62 vitesh martesë, të dashuruar derisa vdekja i ndau

Të dashuruar deri në fund të jetës, aq sa dhe largimin nga kjo botë do ta regjistronin si momentin më të veçantë. Çifti teksan Thomas dhe Delma u njohën kur ishin 20-vjeçarë dhe pas tri javësh lidhën kurorë si burrë dhe grua. Kanë kaluar një jetë përkrah njëri-tjetrit.

1

Pas 62 vitesh martesë Thomas dhe Delma Ledbetter u zhvendosën në një shtëpi në Houston, Teksas. Burrë e grua u ndanë nga kjo jetë të dy njëherësh, në një distancë kohore prej 90 minutash. Gjithçka erdhi natyralisht, për shkak të moshës, pas një sëmundjeje prej disa ditësh.

“E para që u sëmur ishte nëna, dhe papa e ndoqi pas, kështu i afruam pranë njëri-tjetrit”, ka rrëfyer vajza e çiftit, Donetta Nichols . “I afruam shtretërit bashkë, dhe ata mbaheshin dorë për dore. Ishin kaq të ëmbël. Ishte saktësisht mënyra në të cilën donin të largoheshin nga kjo jetë, nuk mund të ndodhte më bukur se kaq”, ka shtuar ajo.

2

3

4

5

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top