Në fokus

April 4, 2019 | 8:30

Pas 65 vjet martesë, ai ulet përsëri në gjunjë para gruas së tij: gjest i një dashurie të rrallë

Dashuria që zgjat gjithë jetën është diçka e rrallë, por për fat të mirë edhe sot ka shembuj të një dashurie të tillë. Historia për të cilën po flasim është një nga më të dashurat në internet: dy zotërinj të moshuar, edhe pse të martuar për më shumë se 60 vjet dhe përballuan së bashku gëzimet dhe dhimbjet e jetës, shkëmbyen përsëri premtimet e dashurisë. 

Karl dhe Donna u martuan në vitin 1965 dhe që nga ajo kohë kurrë nuk janë ndarë nga njëri-tjetri: ata krijuan një familje, gëzuan fëmijët dhe nipërit e tyre, pastaj gjetën fuqinë e njëri-tjetrit për t’u përballur me komplikimet e pleqërisë.

Donna ka probleme të mëdha në zemër, por falë Karlit krah saj ajo nuk është dorëzuar. Megjithatë Karl, donte të bënte diçka më të madhe për t’i treguar gruas së tij dashurinë që ndjente dhe t’i jepte kurajën për të vazhduar. Karl donte të kërkonte përsëri, në moshën 85 vjeçare, dorën e Donës së tij të dashur. Karl tha se nëse gruaja e tij do pranonte për t’iu nënshtruar kirurgjisë në zemër, ai do t’i blinte përsëri një unazë, si simbol të dashurisë së tyre të përjetshme.

Donna e kaloi me sukses operacionin dhe Karl e mbajti premtimin e tij: jo vetëm që ai vuri një unazë të bukur në gishtin e saj, por edhe u gjunjëzua përpara se t’ia jepte! – Dhe mos mendoni se është e lehtë për një burrë 85-vjeçar!

Skena, e fotografuar nga nipërit dhe mbesat, ka përlotur të gjithë të pranishmit, të të gjitha moshave: sot është gjithnjë e më e rrallë të shohësh dy njerëz të lumtur për një kohë të gjatë.

 

 

Burimi / www.guardachevideo.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top