Në fokus

July 14, 2018 | 8:52

Pas deportimit të gruas në Shqipëri, flet babai i tre fëmijëve: T’u thosha lamtumirë…

Pete Gojçeviç, babai që përcolli tre fëmijët e tij, për t’u bashkuar me nënën që u dëbua drejt Shqipërisë, u zgjua në mëngjes dhe kuptoi se makthi që kishte përjetuar një ditë më parë në Romulus ishte e vërtetë.

Kështu shkruajnë mediat e huaja, në një reportazh kushtuar babait që po përjeton dhimbjen më të madhe, ndarjen për së gjalli nga gruaja dhe fëmijët.

Të martën, ai përcolli në aeroport tre fëmijët e tij, pas vendimit që ata të rrinin në Shqipëri, ku gruaja e tij dhe nëna e tyre, Çile Precetaj u deportua disa javë më parë nga autoritetet amerikane.

Babai tashmë nuk ka asnjë siguri se kur do t’i shohë ata. “Në këtë situata nuk do të doja që të shikoja as armikun tim më të keq” tregon ai, duke shtuar se kishte bërë një pakt me gruan, se nëse ajo do të deportohej në Shqipëri, fëmijët do t’i bashkoheshin asaj në atdhe. Dhe në fakt e mbajti premtimin e bërë.

Ai nuk kishte mundësi të mbante më një familje pa gruan, ndërkohë që punon dhe duhet të kujdeset edhe për nënën që e ka të verbër.

“T’u thoja lamtumirë fëmijëve të mi ishte një nga gjërat më të vështira që kam bërë në jetë”, tha Gojcevic. Ai është babai i Michael, 16 vjeç dhe dy vajzave Megan dhe Martina përkatësisht 10 dhe 8 vjeç.

Më herët ka përballuar një dhimbje të madhe, ndarjen nga jeta të vëllait, por më pas jeta vazhdoi. Ai emigroi që në 1973-shin në Michigan me prindërit e tij. Më parë, ai jetonte në Mal të Zi. Kishin qenë pikërisht prindërit e tij që i kishin sugjeruar t’i dërgonte letra asaj që u bë edhe gruaja e tij.

Dasma u bë në vitin 2004-n, ndërkohë që për nënshtetësinë amerikane të gruas tregon se ka paguar mbi 250.000 dollarë nëpër procese gjyqësore. Në fund, u përballën me vendimin e dëbimit.

 

Burimi / Panorama ONLINE

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top