Pas dhjetë djemve (të cilët janë nga 2 deri në 17 vjeç), një nënë skoceze lindi një vajzë: “Jemi në qiellin e shtatë”
Dhjetë fëmijë, dhjetë djem. Pasi kishte vendosur një rekord të vërtetë, një nënë skoceze lindi vajzën e shumëpritur. “Ne jemi në qiellin e shtatë. Unë e doja dhe një fëmijë tjetër, por kur mësova se ishte vajzë, me të vërtetë u befasova. Tani ajo është me ne dhe është një ndjenjë fantastike”, është shprehur e ëma, Alexis Brett, pas lindjes së të voglës Cameron, e mirëpritur me dashuri të madhe nga dhjetë vëllezërit e saj (më i vogli vetëm dy vjeç dhe më i madhi 17) , të cilët garojnë për të ndihmuar prindërit të mbajnë motrën ose ta ushqejnë atë dhe janë shumë të kujdesshëm që të mos e zgjojnë kur fle.
Por familja e rekordeve ka vendosur të ndalet me kaq. “Ne nuk do të bëjmë më fëmijë. E kisha thënë edhe më parë, por këtë herë e them me të vërtetë. Unë e dua familjen time ashtu siç është tani,”tha Alexis.
“Të gjithë fëmijët e mi janë të veçantë. Nëse do të kisha lindur përsëri djalë, prapë do të isha e lumtur. Shpesh njerëzit na pyesin nëse i kemi bërë kaq shumë fëmijë me shpresën për të bërë një vajzë. Unë them sinqerisht jo, nuk ishte ashtu. Ardhja e Cameron nuk ishte parashikuar, por kjo më bëri të lumtur gjithsesi”, shtoi Alexis, e cila së bashku me Davidin, i cili u diagnostikua me sëmundjen e Parkinsonit gjashtë vjet më parë, përpiqen të drejtojnë mes vëmendjes dhe organizimit shumë të ndërlikuar ditor, familjen e tyre të madhe dhe të veçantë.
“Unë gjithmonë kam bërë shaka se nuk do dija çfarë të bëja me një vajzë të vogël… Gjithçka është kaq e ndryshme! Ne jemi duke u argëtuar shumë duke blerë, për herë të parë, të gjitha gjërat rozë.”
Burimi / http://www.today.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.