Këshilla & Arsye

February 5, 2019 | 9:12

Pas humbjes së djalit kam mësuar 10 rregullat që çdo baba duhet t’i ndjekë

Dashurinë e vërtetë ju e zbuloni kur bëheni me fëmijë, një dashuri të pakushtëzuar, unike për jetën, madje thuhet se askush nuk e njeh dhe nuk e di çfarë do të thotë të duash derisa të ketë një fëmijë. E pra asgjë nuk është më e dhimbshme për një prind sesa t’i mbijetosh humbjes së një fëmije, është diçka nga e cila askush nuk mund të shërohet ndonjëherë.

Kjo është ajo që ndodhi me Richard Pringle, një baba të dashur që për fat të keq humbi djalin e tij Hughie kur ai ishte vetëm 3 vjeç, për shkak të një hemorragjie në tru, pasi që në lindje ai ishte i sëmurë.

Kur humbi djalin, Richard ndjeu se zemra e tij u thye. Tani, ai rrëfen se ai ka mësuar shumë gjëra dhe ka dashur t’i ndajë ato me prindërit e tjerë, në llogarinë e tij në Facebook. Ky baba ka bërë një listë të veçantë, e cila është përhapur në mbarë botën dhe shpreson të jetë e dobishme për shumë prindër:

1. Vlerësoni çdo moment me fëmijët tuaj. Pa marrë parasysh se ku jeni apo çfarë po bëni, nëse jeni në punë, në makinë ose në shtëpi, nuk ka rëndësi vendi, shtojini momentet me fëmijët tuaj dhe kënaquni me ta në maksimum.

2. Mos harroni të përshëndesni fëmijët tuaj çdo natë ose çdo ditë me një puthje, sepse asnjëherë nuk e dini kur do jetë hera e fundit që t’i vini në shtrat ose kur do jetë puthja e fundit.

3. Kujtimet mbesin përgjithmonë, pavarësisht se ku je ose çfarë po bën me fëmijët tuaj, bëni sa më shumë fotografi dhe video që të mundeni, ndoshta është e vetmja gjë që do të mbetet në të ardhmen.

4. Koha nuk ndalet, mos e humbisni atë, përkushtojini pjesën më të madhe të saj fëmijëve tuaj, luani me ta, çojini ata në park, ngisni biçikletëb, mësojeni se si ta ngas vetë. Mos prisni kur të jetë tepër vonë.

5. Shkruani në ditar të gjitha ato që bëjnë fëmijët tuaj, gjëra të mira, gjëra të këqija, triumfe, dështime, absolutisht gjithçka, gruaja ime dhe unë filluam të mbajmë një ditar pas vdekjes së Hughit, çfarë bëjnë ata me vëllezërit e tyre, kështu që kur të rriten ata do të jenë në gjendje të lexojnë gjithçka që kanë përjetuar në të kaluarën.

6. Dashuria është e pafundme, nuk ka kufizime, pa marrë parasysh sa e tregoni, ajo gjithmonë do të jetë në zemrën tuaj.

7. Paraja nuk llogaritet, mos shihni se sa shpenzoni, kaloni kohë me ta! Kjo është me të vërtetë e çmuar, momentet dhe detajet e vogla përfundojnë duke u bërë kujtimet më të mëdha. Unë nuk e mbaj mend shumën që shpenzova për djalin tim, por gjithçka që bëmë së bashku.

8. Të ngrihesh në mëngjes dhe të shohësh fëmijët është diçka që duhet të të bëjë të ndihesh me fat, mos e humb kohën, hani mëngjes me ta, çojini në shkollë, në lojëra futbolli, të shikojnë një film. Koha nuk ndalet kështu që gëzojini fëmijët tuaj.

9. Këndoni së bashku. Ndonëse duket e parëndësishme, shumë nga kujtimet janë bërë nga muzika, kujtime të shumta vijnë në mend kur dëgjoj këngë të caktuara, më kujton kur udhëtuam bashkë në makinë dhe kënduam këngët tona të preferuara.

10. Sigurohuni që çdo moment i shpenzuar nga ana juaj të jetë i këndshëm sikur të ishte i fundit, pa marrë parasysh se ku je ose çfarë po bën, jeta është shumë e shkurtër për të mos u kënaqur, qeshur, vrapuar, për të bërë shaka, për të kaluar momentet më të mira me fëmijët tuaj.

 

Burimi / www.positivevibration.guru

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top