Studim

November 9, 2018 | 14:41

Pas një postimi të lumtur në rrjetet sociale fshihet vetëm aktrim

Nëse jeni mërzitur nga postimet e pafundme të çifteve duke bërë selfie në palestra dhe duke shkuar në darka, atëherë kemi një lajm për ju: të gjithë këta janë duke aktruar!

Më shumë se gjysma aktrojnë se janë në lidhje më të lumtur sesa ç’janë në të vërtetë. Të paktën kështu thotë një studim i ri, i cili është përkrahur nga ‘Relate’.

Hulumtimi sugjeron se 42% i përdorin pëlqimet e Facebook-ut dhe Instagram-it për të krijuar përshtypjen se lidhja e tyre është e përsosur. Sipas ekspertëve, njerëzit duan vëmendje, ndërkaq postimet pozitive mirëpriten nga tjerët, pëlqehen dhe komentohen.

Në disa raste, disa njerëz duan të besojnë se gjërat janë duke shkuar mirë në lidhje, kështu veprojnë duke postuar imazhe pozitive në mënyrë që të mashtrojnë veten se gjërat janë pozitive.

Kështu, herën tjetër që shihni një çift duke praktikuar joga pranë një shkëmbi, vetëm injorojeni – shanset janë të mëdha që pas fotografisë vetëm kanë debatuar!

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top