Marrëdhënie

May 3, 2017 | 11:22

Pas vdekjes së djalit të vetëm, Vera Laçi gjen paqen te vajza që birësoi

Këngëtarja e muzikës popullore Vera Laçi rrëfeu në studion e Rudinës historinë e trishtë të jetës së saj. Katër vite më parë ajo humbi djalin e vetëm Denin, në një aksident automobilistik. Kjo nënë është shembulli i guximit dhe vazhdimësisë së jetës për këdo ka kaluar sprova të tilla.

1

“Prej nga ai moment, gjithçka në familjen tonë ndryshoi totalisht. Është një dhimbje që nuk ka ngushëllim. Është e tmerrshme si për nënën, ashtu edhe për babin, edhe pse thonë se baballarët e përjetojnë dhimbjen ndryshe… Nga ajo ditë jeta ka ndryshuar, dhimbja është gjithmonë aty dhe e tmerrshme, kalojnë ditët, por dhimbja është e njëjtë.”

3

Familja e Denit, tronditet sërish dy javë më parë kur shoqja e tij Bora Haxhiaj, të cilën e donte si motër, u nuk u mbijetoi plagëve të marra pas një aksidenti automobilistik.

 “Bora nuk ishte e fejuara e Denit. Deni me Borën kishin një marrëdhënie shumë të ngushtë vëllazërore, ndaj edhe ajo në letrën e saj shkruan se fëmijët e tij do ta quanin hallë….,”rrëfen Vera.

Ditëve, javëve, muajve dhe viteve që kalonin me pikëllim, të demotivuar për të vazhduar jetën, një vit e gjysmë më vonë ata vendosën të birësonin një vajzë.

E vogla e famijes, Dea u birësua kur ajo ishte vetëm 8-muajshe dhe Vera tregon se procedurat nuk kanë qenë të lehta. E pyetur nëse një ditë do t’ia tregojë Deas të vërtetën, Vera pohon se vogëlushja 3-vjeçare bën që tani pyetje shumë të zgjuara dhe do ishte e pamundur t’ia fshihte diçka të tillë.

“Unë flas me Dean dhe gradualisht do t’ia them të gjitha, por ajo është vajza ime. Kam një dashuri shumë të madhe për të”, u shpreh këngëtarja, duke pranuar se më në fund ka gjetur motivin që e shtyn të ecë përpara.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top