Shterimi emocional është një gjendje psikologjike që zakonisht vjen kur dikush ka kërkuar shumë dhe për shumë gjatë nga vetja. Është një mbingarkesë që nuk është fizike, nuk është punë e tepërt, por mendore: ndodh kur një person merr mbi supe një ngarkesë të përgjegjësisë që ai nuk mund ta durojë në planin afatgjatë.
Është e qartë se në fazën përfundimtare, ai që vuan nga shterimi emocional, i mungon energjia dhe madje, ndonjëherë, dëshira për të ecur përpara. Por njeriu nuk arrin papritur në këtë pikë dhe kjo është arsyeja pse kur e gjejmë veten të lodhur, nuk arrijmë të kuptojmë atë që na çoi në atë pikë.
Rënia mund të jetë shumë e rrezikshme. Mund të hap dyert për depresion të thellë dhe madje edhe sëmundje kronike. Kur ka një kolaps emocional ne jemi në prani të një kolapsi të vërtetë. Një gjendje në të cilën personi nuk është më në gjendje të përballojë edhe situatat më të parëndësishme të jetës së përditshme. Gjithçka bëhet e vështirë, madje edhe pengesa më e parëndësishme merr konturet e një mali të pamundur për t’u ngjitur.
Zakonisht kjo lodhje ekstreme mendore shoqërohet edhe nga një lodhje e madhe fizike. Sidoqoftë, lodhja fizike nuk është lodhja “e shëndetshme” që ndiejmë pas punës së një dite të vështirë dhe që kalon pas një gjumi të mirë. Jo, kjo është një lodhje më e thellë, një lodhje ekzistenciale nga e cila duket e vështirë të rikuperohesh. Kur njeriu bie në të ka simptoma të lodhjes fizike, pagjumësisë, apatisë, shkëputjes emocionale.
Si ta parandaloni këtë gjendje të rëndë psikologjike?
Ndoshta mënyra më e mirë është të mendoni më shumë për veten tuaj, të jeni më egoist. Kurë? Pushimi, vetmia, një dozë e shëndetshme e egoizmit të shëndetshëm. Sepse zakonisht ata që bien pre e kësaj gjendje janë ata që gjithmonë japin gjithçka nga vetja në të gjitha situatat dhe në kthim marrin pak ose asgjë. Siç e kuptojmë është një çekuilibër që në afat të gjatë nuk mund të zgjasë dhe që mund të ketë efektet që jemi përpjekur të përshkruajmë.
Burimi / https://www.pianetadonne.blog/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.