Në fokus

October 16, 2018 | 15:02

Pasojat që sjell mungesa e marrëdhënieve seksuale

Seksi është i mirë për trupin tonë… Jo vetëm për një gjumë të mirë, por edhe për forcim të sistemit të imunitetit, si dhe deri te shpenzimi i kalorive dhe forcimi i vetëbesimit tonë. Mirëpo, nga ana tjetër edhe mungesa e seksit mund të krijojë disa ndryshime interesante.

Në të vërtetë, seksi i pakët, veçanërisht kur ndodh menjëherë sjell pasoja. Mungesa e seksit nganjëherë mund të jetë e qartë nëpërmjet veprimeve dhe sjelljeve të ndryshme.

Ndryshimet para ciklit menstrual

Nëse abstenoni nga të gjitha llojet e seksit, duke përfshirë edhe masturbimin, ngërçet mund të bëhen më të shpeshta se më parë.

Lodhja kronike

Shumica e femrave të cilat nuk praktikojnë seks vuajnë nga pagjumësia. Për këtë fajtor është pikërisht hormoni i quajtur oksitocinë, i cili prodhohet gjatë orgazmës. Për shkak të mungesës së këtij hormoni, femrat shpesh janë të shqetësuara dhe kanë probleme me gjumin.

Plakja e hershme

Gjatë seksit prodhohet edhe kolagjeni, i cili bën që të dukeni më e re në moshë dhe i jep shkëlqim lëkurës. Për shkak të mungesës së kolagjenit, lëkura duket më e plakur se sa është në të vërtetë.

Probleme me lëkurën

Puçrrat dhe aknet në fytyrë shfaqen te femrat që kanë mungesë progesteroni, të cilin organizmi e prodhon gjatë seksit, sepse ky hormon bën që fytyra të jetë e pastër.

Sjellja armiqësore ndaj njerëzve të tjerë

Përveç pasojave fizike, ekzistojnë edhe ato psikike si pasojë e mungesës së seksit. Femrat të cilat nuk janë të kënaqura seksualisht shpesh kanë qëndrim armiqësor ndaj gjithë njerëzve që kanë pranë.

Rezistencë e dobët ndaj dhembjeve

Oksitocina është hormon i cili prodhohet gjatë seksit dhe shërben si ilaç natyror kundër dhembjeve dhe ngërçeve, kështu që femrat të cilat nuk janë seksualisht aktive shpesh marrin ilaçe kundër dhimbjeve, sepse kanë mungesë të këtij hormoni.

Imunitet i dobët

Marrëdhëniet seksuale përmirësojnë gjendjen e përgjithshme të organizmit dhe shtojnë me 30% numrin e antitrupave kundër viruseve.

Harresa

Seksi ndikon në qarkullimin e gjakut, dhe vetvetiu edhe në funksionin më të mirë të trurit.

Pakënaqësi me pamjen vetjake

Mungesa e seksit më së shumti ndikon në vetëbesimin, prandaj femrat të cilat nuk kanë marrëdhënie seksuale shpesh nuk kanë as besim në veten dhe vazhdimisht janë të pakënaqura me pamjen e tyre.

 

Burimi / gsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top