Këshilla & Arsye

April 24, 2019 | 11:07

Pasojat që sjell në shëndet shmangia e mëngjesit dhe ngrënia vonë e darkës

Nëse anashkaloni mëngjesin dhe hani darkë shumë vonë mund t’i bëni shumë dëm shëndetit tuaj, thotë një studim i fundit. Shkencëtarët  kanë zbuluar se njerëzit që shpesh e anashkalonin vaktin e tyre të mëngjesit dhe që rregullisht hëngrën darkë më pak se dy orë para se të shkonin në shtrat kishin shumë më pak gjasa t’u mbijetonin sulmeve në zemër.

Ekspertët besojnë se konsumi i ushqimit në fillim të ditës i jep trupit një shans më të mirë për të djegur kaloritë dhe si rezultat do të keni një ekuilibër më të shëndetshëm të hormoneve. Teoria e cila mbështetet në fjalën e urtë, “ha mëngjes si mbreti, drekë si një princ dhe darkë si një i varfër” – gjithashtu pohon se njerëzit që hanë mirë në mëngjes kanë më pak gjasa të hanë shumë gjatë gjithë ditës.

Studiuesit nga São Paolo State University në Brazil studiuan 113 njerëz që pësuan sulme në zemër. Ekipi zbuloi se 57% e pjesëmarrësve anashkaluan mëngjesin të paktën tre herë në javë, 51% e tyre hëngrën darkë vonë tri herë në javë dhe 41%  nuk e hanin fare mëngjesin.

Hulumtuesit gjithashtu zbuluan se ata që rregullisht e anashkaluan vaktin mëngjesit dhe hëngrën dy orë para gjumit, kishin katër deri pesë herë më shumë gjasa të vdisnin brenda një muaji nga momenti kur kishin pësuar sulmet në zemër, ose pësuan një sulm të përsëritur. Akademikët thanë se ndryshimi i mënyrës se si njerëzit hanë vaktet e tyre do të ishte një mënyrë e lehtë për të përmirësuar shëndetin e tyre.

 

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top