Nëse rregullimi i shtëpisë nuk ju mjafton, nëse pluhurat janë një gjë amatore, nëse dezinfektimi është qëllimi i vetëm i jetës suaj, ky shënim është për ju!
Pastrimi nuk shërben vetëm për të rivendosur rregullin në dhomat e shtëpisë, por edhe për t’i kthyer ato në kushte higjienike të përshtatshme për mirëqenien e njerëzve që i popullojnë ato.
Çdo dhomë apo sipërfaqe ka nevojë për vëmendje të ndryshme, bazuar në aktivitetet që u duhet të kryejnë, në nivelin e kontaminimit dhe në ndjeshmërinë e veçantë të subjekteve të ekspozuara ndaj tyre: sanitaret duhet të kenë një nivel më të lartë të pastërtisë se sa sipërfaqet e betonit. Dhomat dhe hapësirat që kërkojnë masa të posaçme higjienike, duhet patjetër të trajtohen me detergjente dezinfektuese, të cilat nuk krijojnë mjedis steril, por ndërpresin zinxhirin e kontaminimit ndërmjet agjentëve që veprojnë atje.
Ja një vademecum i i shkurtër për t’u kujdesur për shtëpinë në tërësi:
-përdorni dezinfektantë specifikë për sipërfaqe të ndryshme, dhe kushtojini vëmendjen e duhur udhëzimeve në etiketë;
-larja e duarve është rregulli i parë i higjienës, një parim kaq i rëndësishëm që Organizata Botërore e Shëndetësisë bën thirrje në Ditën e Higjienës së Duarve çdo datë 5 Maj. Është një operacion me të vërtetë i rëndësishëm në jetën e përditshme, dhe themelor në mjekësi, sepse lejon eliminimin e baktereve, e për pasojë parandalon përhapjen e infeksioneve;
-sipërfaqet në kontakt me ushqimi që përgatitet, duhet të pastrohen me dezinfektues ose detergjentë dezinfektues, duke ndjekur me kujdes udhëzimet e tyre për përdorim;
-përdorimi i pëlhurave dhe sfungjerëve duke i diferencuar nga mjediset: theksojmë qartë, pëlhura që përdoret në banjë, nuk duhet të përdoret në asnjë mënyrë në kuzhinë!
-sfungjerët janë mjete pastrimi që lehtësisht bëhen burime të ndotjes: shumë mikroorganizma mund të përhapen shpejt në to. Lajini ata në temperatura të larta dhe ndryshojini shpesh.
-pjatat për miqtë tuaj kafshë, duhet të jenë të ndryshme nga ato që normalisht përdoren për të përgatitur pjatat tuaja;
-nëse ka kafshë dhe fëmijë të vegjël që zvarriten rreth shtëpisë, kujdesuni veçanërisht për dyshemetë, duke i larë ato me detergjente dezinfektuese;
-në rastin ku ju duhet se të viheni në kontakt me materiale të kontaminuara, përdorni doreza;
-kushtojini vëmendje të veçantë higjienizimit të banjove kur keni të sëmurë, fëmijë dhe të moshuar të pranishëm. Ata janë shumë të prekshëm.
Të kujdesesh për shtëpinë do të thotë të kujdesesh për veten: kushtojini pak kohë këtij aktiviteti çdo ditë, bëjeni atë një rutinë dhe do të shihni se do të bëhet gjithnjë e më pak e lodhshme dhe më e kënaqshme.
Përgatiti Orjona TRESA / Burimi pulitiefelici.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.