Të gjithë e dimë sesa e rëndësishme është higjiena e gojës. Por edhe në rastet kur pastrimi bëhet dy apo tri herë në ditë me furçë, në dhëmbë mbeten ende baktere. Nëse ato bashkohen me proteina dhe grimcat e ushqimeve, ato formojnë “pllakatë guri” mbi dhëmbët tuaj, të cilat mund të shkaktojnë probleme serioze për mishrat e dhëmbëve, duke sjellë edhe rënien e tyre. Pastrimi mund të bëhet edhe me një përbërës të vetëm.
Aloe Vera
Aloe Vera është përdorur për të pastruar dhëmbët dhe largon butësisht bakteret. Ju mund të përdorni vetëm xhelin nga bima ose në një tjetër alternativë ta përzieni atë me glicerinë, limon ose sode buke.
Djathë
Nëse ju hani djathë para vaktit, do t’ju neutralizohet acidi, i cili ndikon në prodhimin e atyre pllakave mbi dhëmbë.
Luleshtrydhe dhe domate
Ato janë të pasura në vitaminë C. Kjo është arsyeja pse është mirë të fërkoni dhëmbët tuaj me luleshtrydhe dhe domate. Le të qëndrojë përbërja për pesë minuta, efekti do të jetë i shkëlqyer.
Sodë buke
Aplikojeni një sasi të vogël sode buke në furçën e dhëmbëve dhe do shihni rezultatet.
Fiqtë
Merrni 3-4 fiq dhe përtypini ngadalë në mënyrë që gjëndrat tuaja të pështymës të stimulohen.
Lëvozhgë portokalli
Një tjetër “ilaç” i bërë në shtëpi për heqjen e pllakave të gurit është të fërkosh dhëmbët me lëkurën e portokallit. Lëre të qëndrojë pa e shpërlarë gojën gjatë natës. Përveç pastrimit, i zbardh dhëmbët.
Uthull
Një shpëlarje me uthull mund të ndihmojë në heqjen e papastërtive në dhëmbë. Ju duhet thjesht të përzieni dy lugë uthull, një lugë gjelle kripë dhe pak ujë.
Panorama
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.