Këshilla & Arsye

March 27, 2019 | 9:36

Pastroni lavatriçen në pak minuta dhe pa shpenzuar shumë

Një nënë angleze zbuloi trukun e saj të pabesueshëm për të pastruar lavatriçen. Një mënyrë për ta transformuar atë në vetëm pak minuta, me një furçë të thjeshtë dhëmbësh. Mjafton vetëm pak vullnet i mirë dhe disa produkte që tashmë i kemi në shtëpinë tonë, ose që gjenden në raftet e supermarketit.

Ja produktet që na duhen.

Detergjent i lëngshëm, një furçë dhëmbësh e vjetër, sode buke dhe uthull të bardhë.

Hapat që duhet të ndiqni për të pastruar lavatriçen

Pas shpëlarjes së koshit me detergjent të zakonshëm, përdorni furçën e dhëmbëve për t’u siguruar që pastroni çdo cep. Prisni që koshi të thatë, pastaj trajtojeni me sodë buke dhe uthull të bardhë për të hequr të gjitha aromat. Së fundi, sapo të thahet spërkateni me një llak anti-myk. Pastaj bëni një larje të shpejtë në 90 gradë për të hequr mbetjet.

Për ta mbajtur lavatriçen të pastër, këshilla është që kjo procedurë të kryhet dy herë në muaj.

 

 

Burimi / www.stile.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top