Në fokus

October 27, 2018 | 9:37

Pavarësisht gjithçkaje, njerëzit asnjëherë nuk do harrojnë mënyrën se si i bëre të ndjehen…

Janë tri gjëra ato që kontrollojnë jetët tona: koha, pasuria dhe shëndeti. Kur jemi të vegjël, kemi kohë. Kemi kohë për të luajtur, kohë për të eksploruar, kohë për të shpenzuar, kohë për të qenë kuriozë. Kur jemi të vegjël, kemi edhe shëndet, energji, fuqi. Mirëpo në rini shumica nuk kanë pasuri, nuk kanë gjithë lekët që do të donin për të plotësuar dëshirat e tyre dhe as të tjerët nuk ia plotësojnë të gjitha dëshirat.

Ndërsa rritemi, sërish e kemi shëndetin. Ndoshta nuk është i njëjti, por jemi të shëndetshëm gjithsesi. Tashmë kemi edhe më shumë pasuri, sepse punojmë. Kemi më shumë para, ndoshta kemi edhe një shtëpi tonën, një makinë tonën, por jo gjithmonë kemi kohë për të bërë gjithë gjërat që duhet të bënim. Paratë mund të blejnë një shtëpi, por jo një familje. Mund të blejnë një shtrat, por nuk mund të blejnë gjumin. Ato mund të blejnë një libër, por jo njohuri. Ato mund të të ndihmojnë të blesh një orë, por kurrsesi nuk do të ndihmojnë të blesh më tepër kohë. Dhe ata që sot nuk kanë kohë të kujdesen për shëndetin e tyre, herët apo vonë duhet të gjejnë kohë për sëmundjen e tyre.

Pra, kur jemi të vegjël kemi kohë dhe shëndet, por jo para. Kur jemi më të rritur, kemi shëndet dhe pasuri, por jo kohë. Ndërsa kur plakemi, ne kemi kohë dhe pasuri, por nuk kemi shëndet për ta përdorur atë pasuri. Por çfarë mundemi të bëjmë? Ne mund t’i kemi të treja ato, me kushtin që të mos i kemi në të njëjtën kohë.

Ne i ushtrojmë shumë presion vetes për ta bërë gjithçka në mënyrë perfekte, pa e kuptuar se asnjë nga ato gjëra nuk të jep lumturi afatgjatë. E ndërsa plakemi, koha, pasuria dhe shëndeti do të largohen prej nesh, por ajo që do të mbetet, është përshtypja që ne lëmë tek të tjerët përreth nesh, sepse është e vetmja gjë që mund të jetojë pas nesh, përmes tyre. Shëndeti ynë është baza se si ta sigurojmë kohën dhe pasurinë. 

Me kohën dhe pasurinë, ekzistojnë dy parime. Ne bëhemi të suksesshëm me ato që marrim, por bëhemi të lumtur me ato që japim. Gjërat që ne duhet të japim, janë kohë nga koha jonë, pasuri nga pasuria jonë dhe energji nga energjia jonë. Kur këto gjëra përdoren për të sjellë një ndryshim pozitiv në jetën e të tjerëve, për t’i bërë ata të ecin përpara në jetë, të lënë një gjurmë, atëherë mund të themi se e kemi jetuar siç duhet jetën tonë.

Maya Angelou ka thënë: “Njerëzit do harrojnë se çfarë ke thënë. Njerëzit do harrojnë se çfarë ke bërë, por ata nuk do ta harrojnë asnjëherë se si i ke bërë të ndjehen”.

 

Burimi / Bota.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top