Daniele Novara, nga Qendra psiko-pedagogjike: “Smartphone-t nuk duhet të demonizohen, por ne duhet të njohim rreziqet”. Rëndësia e rregullave kur ata fillojnë t’i përdorin ato: “Disa orë në ditë dhe ta fikin para se të shkojnë në shtrat”
Telefoni celular është një drogë. Fjalët e Papës për nxënësit e shkollave të mesme u përsëritën në konferencën në Piacenza ku një mijë ekspertë të fëmijërisë diskutuan në qendrën psiko-pedagogjike të themeluar nga Daniele Novara, nevojën urgjente për të edukuar prindërit për rritjen e duhur të fëmijëve të tyre.
Është e drejt ta konsideroni telefonin si drogë?
“Natyrisht, është e folur për varësinë nga ai njësoj si droga, në kuptimin që substancat ose përdorimi i tepruar i smartphone-it çaktivizojnë zonat e kontrollit të trurit dhe i “lidhin”ato me dopaminën, që është hormoni i kënaqësisë”.
Pse telefoni inteligjent bëhet një mjet që krijon varësi?
“Për shkak se përdoret nga fëmijët, sidomos mes moshave 12 dhe 14, për të bërë video lojëra që janë forma më e rrezikshme e varësisë: duhet të merrni pjesë në logjikën e arritjes së një qëllimi dhe truri aktivizohet në një kuptim kompensues: për të mos arritur në rezultatin që gjithmonë ndryshon dhe nuk është kurrë definitiv, prandaj nuk ka fëmijë që mund të ndalet vetë.
Këtu hyjnë në lojë prindërit: çfarë duhet të bëjnë ata?
“Vendosja e kufijve. Një nënë me një djalë 11-vjeçar erdhi në studio duke më thënë se i kishte dhënë atij smartphone për ta bërë atë të lumtur, e pyeta: a ka vendosur rregulla? Pse, unë i besoj djalit tim. Besimi nuk mund të zëvendësojë rregullat e nevojshme arsimore”.
Por kur ata janë adoleshentë, ata shkojnë nga një video në një lojë, në një bisedë në Instagram dhe është e vështirë për të ndërhyrë që t’i shkëputësh ata, celularët janë bota e tyre.
“Marketingu krijon shumë mashtrime: ka shumë djem që praktikojnë sporte, bëjnë gjëra të tjera. Problemi është se sapo të krijohet zakoni, është vështirë të kthehesh dhe ajo që shohim janë 18-vjeçarë që kalojnë shtatë deri në tetë orë në ditë para ekranit të vogël dhe ata janë të sëmurë, ata largohen nga një jetë e vërtetë shoqërore “.
Pra, çfarë duhet bërë: të mos u jepet telefoni?
“Duhet pritur një moshë e arsyeshme për t’ua dhënë fëmijëve. Për të lehtësuar autonominë, një telefon nga ata të parët është i mjaftueshëm, vetëm nga klasa e tretë mund të mendoni për një smartfon, por me rregulla: jo më shumë se një orë në ditë. Progresivisht mund të rritet, por pa kaluar më shumë se dy orë. Gjithashtu duhet të monitorohet përdorimi në mbrëmje për të shmangur çrregullimet e gjumit. Shmangia e telefonit celular para se të shkoni në shtrat është pjesë e bashkëjetesës familjare. Janë prindërit ata që duhet të ndërhyjnë”.
Shqetësimet e nënës janë të padobishme?
“Unë e përsëris dhjetë herë, qortimi, shantazhimi, shpërblimi janë gjëra që kanë ndikim tek fëmija, por një adoleshent mund të thyejë barrierat e nënës. Ai ka nevojë për një rregullore atërore”.
Një ‘JO’ e thënë nga babai bën punë?
“Nëna ka tendencë të jetë emocionale, zakonisht babai ka një aftësi më të madhe për të negociuar: Ja se si punon për përdorimin e smartphone-it: natën nuk mund ta përdorni, në këtë do ma jepni mua, ose do t’ju vë kufij, pastaj ne negociojmë”.
Papa flet gjithashtu për një komunikim që nuk mund të bëhet nga kontakte të thjeshta.
“Problemi nga këndvështrimi im nuk është moral është në sasinë dhe moshën e përdorimit të smartphone-it, tek fëmijët truri është ende në zhvillim dhe dëmi është më i madh. Si edukator u drejtohem prindërve gjithnjë e më të brishtë të vendosni rregulla: t’i ndihmoni”.
Burimi / www.repubblica.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.