Këshilla & Arsye

January 25, 2018 | 9:44

Pediatrja Ilira Gjika: Rëndësia e 3 viteve të para të jetës te fëmija dhe roli i nënës (VIDEO)

E ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit, pediatrja e njohur Ilira Gjika ka theksuar si hapin më të rëndësishëm në rritjen e fëmijës, kontaktin e tij me natyrën që në ditët e para. Gjithashtu, ajo u përçoi një mesazh të fortë nënave të reja, ku përmes ekranit u bëri thirrje të kujdesen ato vetë me rritjen e fëmijës së tyre, pavarësish mbështetjes që mund të kenë. Sipas Gjikës, prania e nënës është themeli i shëndetshëm për një fëmijë të shëndetshëm jo vetëm fizikisht.

Ilira Gjika, mjeke pediatre

Ilira Gjika, mjeke pediatre

Gjika theksoi se kjo periudhë është shumë e rëndësishme pasi në këtë fazë kemi kapet ndjenja e pasigurisë dhe mënyra se si preken fëmijët është shumë e rëndësishme, pasi regjistrohen që në fëmijëri. “3 vitet e para të jetës dhe 9 muajt në barkun e nënës janë shumë të rëndësishme. Është si themeli. Nëse bëjmë një themel të mirë ndërtojmë edhe pas 10 vitesh nëse jo, nuk mund të ndërtojmë një gradaçelë. Jeta ndërtohet gjithmonë në prani të tjetrit, nuk varet vetëm nga ne”, tha Ilira Gjika.

https://www.youtube.com/watch?v=ZVUg9ihTDqs

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top